E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Malin e Zi pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike në Lezhë.

Gjykata e Lezhës me vendimin e dhënë më 23 prill e ka dënuar 31-vjeçarin me burg për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

31-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër person të arrestuar në muajin prill, kanë kultivuar 1640 bimëve narkotikëve, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë.

“Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë e Malit të Zi, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Malin e Zi, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar:  M. D., 31 vjeç.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 23.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit M. D., në Shqipëri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›