E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është kapur në Durrës dhe ndaluar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me 6 vite burgim për trafikim të narkotikëve.

Sipas Policisë, i ndaluari është shtetasi G. L., 50 vjeç, lindur në Kavajë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Romës, Itali, në mars të vitit 2025.

Gjykata italiane e ka dënuar atë me 6 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, sipas legjislacionit penal italian.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit drejt Italisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›