E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje të energjisë, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në fshatin Papër.

Policia ka bërë me dije se 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit, Spanjë, lëshoi më 30 qershor urdhër arrestin për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.    

“Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën,  kapën në rrugën e fshatit Papër, ndërkohë që qarkullonte me automjet, dhe arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç”, thuhet në njoftim.

 Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›