Ne kerkim pasi fshehu pistoleten ne veturen e policise

U shoqerua ne polici bashke me nje person tjeter i dyshuar si person problematik
TIRAN- Fshehu pistoleten ne veturen policise shpallet ne kerkim 26-vjecari i shoqeruar nga patrullat e Policise bashke me nje person tjeter te dyshuar si persona problematike.
Lajmi u be i ditur per Shekulli-n nga burime te policise se kryeqytetit qe thane se Luan Maci 26 vjec banues ne Tirane u shoqerua nga patrullat e policise se komisariatit nr.2 pasditen e se henes pasi per te policia kishte pasur informacione se ishte person problematik bashke me nje shokun e tij. Te dy personat u shoqeruan nga policia ne zonen e bllokut dhe u derguan ne ambientet e komisariatit te Policise nr.2 per te kryer verifikimet e nevojshme.
Luan Maci ka nxjerre pistoleten dhe ka mundur ta fshehe ate ne sediljen e automjetit. Nderkaq bashke me personin tjeter emri i te cilit nuk behet i ditur jane pyetur nga specialistet e hetimit dhe me pas jane lene te lire pasi eshte konstatuar se ata nuk kishin objekte dhe sende te ndaluara me vete ndersa nuk rezultonin te ishin te kerkuar apo te dyshuar per ndonje veper penale.
Kur dy policet e patrulles kane shkuar te marrin veturen per patrullim kane vene re se prane tyre kishte nje arme pistolete te markes Zastava. Menjehere ata njoftuan eproret e tyre dhe nisi hetimi. Nga hetimi i kryer policia konstatoi se arma ishte e nje prej personave te shoqeruar ndersa ende nuk po ndahej se kujt i perkiste ajo.
Nje verifikim tjeter nisi prej drejtuesve te policise edhe per te zbuluar faktin se si kishte perfunduar pistoleta ne veturen e policise dhe perse ajo nuk ishte zbuluar prej punonjesve te patrulles qe kishin shoqeruar personat. Pas intervistimit te policeve te patrulles eshte perjashtuar nga hetuesit mundesia e perfshirjes se ndonjerit prej tyre.
Pas ketyre veprimeve policia u vu ne kerkim te dy personave qe ishin shoqeruar me pare por mundi te gjente vetem nje prej tyre. I dyshuari tjeter Luan Maci nuk ndodhej ne banese ndersa nuk gjendej askund. Kjo ka bere qe policia te ngreje dyshime ndaj tij. Kur ekspertet kane konfirmuar se gjurmet ne pistolete ishin te Macit blute shpallen ate ne kerkim me akuzen e armembajtjes pa leje. Per shokun e tij me te cilin ai ishte i shoqeruar ne momentin e shoqerimit ne polici po verifikon lidhjet per te nisur edhe ndaj tij ndjekjen penale ne gjendje te lire si bashkepunetor i te kerkuarit Maci.