Familja Berisha dhe Gerdeci
Sikur ne Gerdec te mos kish vdekur i ndjeri Muhamet Hoxha dhe sikur ne koalicionin PD- LSI te mos kish qene Dritan Prifti drejtesia shqiptare as qe do kishte tentuar te merrej ndonjehere me perfshirjen e familjes Berisha ne Gerdec dhe as me hetimin e skandaleve te njepasnjeshme lidhur me supervjedhjet e familjes ne pushtet pas vitit 2009.
Keta dy persona nje per fat te keq i vdekur dhe tjetri per fat te mire i gjalle nuk kane provuar vetem faktin se Berisha eshte i zhytur deri ne fyt ne krim dhe korrupsion por kane provuar nje gje me te rende qe shteti ligjor ne Shqiperi dhe gjithe institucionet e tjera jane jashte loje.
Sikur i ndjeri Muhamet Hoxha te mos ishte nje nga tri viktimat e para qe u zbuluan dhe sikur Berisha te mos ngaterronte emrin e tij para medies me shprese se sdo merrej me vesh do ta kishim shume te veshtire te shkonim brenda shtepise se tij per te gjetur fajtorin kryesor te asaj tragjedie.
Sic pranon gruaja e tij Liri Berisha ajo dhe djali i saj Shkelzeni nuk i kishin treguar Sali Berishes per baxhanakun e punesuar ne Gerdec dhe u ndjene keq kur ai i ngaterroi emrin. Por me vone rrodhen faktet dhe u provuan te gjitha lidhjet e djalit te tij me njerezit qe punonin dhe fitonin ne Gerdec.
Pas kesaj Berisha nisi nje presion te papare mbi drejtesine derisa e gjunjezoi ate dhe degradoi gjithe procesin e hetimit dhe akuzes. Sot ska me te denuar dhe fajtori i vetem rrezikon te shpallet nje karrocier i vdekur.
E njejta histori po perseritet dhe me skandalet e njepasnjeshme te korrupsionit denoncuar nga Dritan Prifti. Skandali i naftes virgine shkon serish ne zemer te familjes Berisha. Per te gjithe ata qe njohin nje nga pronaret e akuzuar dine mire lidhjet e tij te aferta me familjen Berisha dhe jo aq rastesisht serish me gruan e tij.
Ai eshte sponsor i fondacionit te saj sponsor i PD-se dhe i mbeshtetur pa asnje hezitim ne biznesin e tij. Berisha qe nuk le biznesmen pa etiketuar dhe fyer publikisht ka dite te tera qe hesht dhe nxjerr ca laraska tek zyrat e PD-se qe tregojne perralla per korrupsionin e qeverive Meta dhe Nano por qe sipas tyre per to e ka pergjegjesine Edi Rama.
Berisha ende nuk ka kerkuar ndjese per favorizim te ketij trafiku dhe ende nuk eshte distancuar nga kjo afere korruptive. Ne vend te saj ai po nis serish betejen kunder prokurorise e cila sipas tij nuk po heton dosjet e korrupsionit te socialisteve.
Por pertej Berishes ky shtet ka disa institucione te tjera formale. Ky shtet ka Drejtori te Pergjithshme te Tatimeve ka Drejtori Doganash ka Minister te Financave ka task-force per tatimet ka Polici te Shtetit dhe Polici Kufitare. Si eshte e mundur qe askush prej tyre jo vetem qe nuk ka njoftuar asgje deri me sot por dhe kur krimet dalin ne shesh thuajse rastesisht ata perpiqen ti fshehin. Tani te gjithe nxitojne te shajne Dritan Priftin qe ka denoncuar dhe jo ata qe kane vjedhur.
Tani nje minister i dorehequr qe po denoncon krimin eshte me i sulmuar se autoret e kapur me presh ne duar. Sikur Dritan Prifti te heshtte dhe te shikonte punen e tij ai do ishte sot i preferuari i pushtetit dhe i lavderuar prej tij sic e lavderoi Berisha diten qe dha doreheqje.
Pra problemi ketu nuk eshte se ne sot dime shume gjera per vjedhjet dhe vrasjet e pushtetit te Berishes. Problemi eshte se ne keto i kemi mesuar nga rrethana aksidentale apo nga vullnete te punes se medias dhe politikaneve.
Ne deri me sot skemi asnje skandal financiar te zbuluar nga institucionet qe paguhen ne shtetin shqiptar per kete ceshtje.
Ne kemi nje histori sekseri te familjes Berisha sic eshte Damir Fazlic te zbuluar nga shtypi kemi nje histori tragjike te vrasjes se 26 personave ne Gerdec zbuluar nga media per shkak te kompleksimit te familjes Berisha naga perfshirja ne te dhe tentimi per te fshehur te verteten dhe kemi se fundmi disa histori te hershme korrupsioni qe perfshijne kupolen e shtetit shqiptar familjen e kryeministrit zevendeskryeministrit dhe gjithe sejmeneve poshte tyre qe eshte zbuluar fale kurajos se nje ish- ministri qe ka guximin te denoncoje ate qe di per pushtetin.
Por keta njerez dhe mund te kishin heshtur. Media mund te bente sikur nuk e njihte dhe nuk e dinte kush ishte Damir Fazllic Dritan Prifti mund te bente sikur nuk e dinte kush trafikonte naften virgine apo sikur nuk i kish degjuar pazaret e Ilir Metes dhe media mund ti besonte Berishes qe baxhanaku i tij nuk e kish emrin Muhamet por Mehmet.
Dhe nuk do te kishte ndodhur asgje. Ky vend do te vazhdonte te flinte mbi krimin dhe pushteti do ishte si nje kllocke gjigante qe ngroh vezet e krimit dhe korrupsionit per ti shumefishuar ne kete vend. Fale Zotit kjo nuk ka ndodhur dhe se paku krimi eshte treguar me gisht.
Shoqeria shqiptare tani e di se cfare ka ndodhur por eshte e shokuar kur shikon se cfare nuk behet per ta denuar ate qe ka ndodhur. Shteti qe duhet te na mbronte nga krimi eshte bere pale me te dhe po lufton qe edhe pasi gjerat jane bere publike dhe e verteta eshte ne shesh te mos hetohet te mos gjykohet dhe sidomos te mos denohet.
Deklaratat kontradiktore
Te gjithe pjesetaret e familjes Berisha kane bere deklarata kontradiktore rreth tragjedise se Gerdecit ne perpjekje per te fshehur perfshirjen direkte te tyre ne kete biznes vdekjeprures. I pari qe ka bere deklaraten e genjeshtert eshte kryeministri Sali Berisha.
Ne mesditen e 15 Marsit dy ore pasi ka ndodhur tragjedia Sali Berisha u shfaq i derrmuar para kamerave ne zyren e tij ne kryeministri dhe lexoi per here te pare me gojen e tij tri viktimat e para te cilat ishin konfirmuar. Ne deklaraten e tij ai lexoi tri emra nje prej te cileve ishte emri i baxhanakut te tij Muhamet Hoxha.
Sali Berisha u pertyp pak pati nje ngerc dhe pastaj me siguri te plote lexoi emrin Mehmet Hoxha. Ideja se emri i tij duhet te fshihej qysh ne momentet e para ishte nje ide fikse e familjes Berisha. Fshehja e emrit eshte teresisht e qellimshme pasi gazeta Tema disponon fotografine ne vendngjarje te te ndjerit Hoxha kufome mbi trupin e te cilit eshte shkruar emri dhe mosha.
Ne ate forme atij i eshte percjelle dhe kryeministrit i cili ka lexuar gabim emrin e tij por jo moshen e tij.
Deri tani jane identifikuar emrat e 3 viktimave Rajmonda Tudi 40 vjec Mehmet Hoxha 59 vjec Jetmir Kolloshi 19 vjec ndersa dy nga viktimat jane ende te paidentifikuara. 4 prej tyre jane gjendur ne vendin e shperthimit dhe nje tjeter me tutje deklaroi kryeministri Sali Berisha ne konferencen e tij per shtyp pas shperthimit ne Gerdec.
Genjeshtra e dyte e Sali Berishes ishte se ai nuk kishte degjuar kurre per Gerdecin para shperthimit por me vone pranoi se ai ka sqaruar me leter zyrtare gazeten New York Times se i biri i tij nuk eshte i perfshire pas biznesit te paketimit te fishekeve qe eksportoheshin nga Rinasi biznes qe zhvillohej nga i njejti grup qe me djalin e tij bente demontimin ne Gerdec. Sic doli dhe nga procesverbalet e mbledhjes se qeverise ai ka diskutuar gjate per kete projekt madje duke e kthyer dy here per miratim.
Genjeshtra e trete e Berishes ishte arsyetimi perse i biri i tij takohej me Ministrin e Mbrojtjes Mediu duke sqaruar se djali ka qene pjese e levizjes se Dhjetorit dhe takohej dhe fliste ne telefon me gjithe ministrat. Ne fakt as djali i tij dhe as Fatmir Mediu nuk jane njohur ne Dhjetor te 90-tes pasi asnjeri skane qene pjese e Levizjes por njohja e tyre ka pasur te bente vetem me kete projekt.
Genjeshtra e katert e Berishes eshte se djali i tij ska asnje lidhej me Delijorgjin nderkohe qe media publikoi tabulatet telefonike te tyre bile 30 minuta pas tragjedise.
Genjeshtra e peste e Berishes eshte se djali i tij nuk ka lobuar per Gerdecin nderkohe qe media botoi nje fotokopje te shkreses qe Ministria e Drejtesise i dergonte per mendim lidhur me projektin ne fjale Ministrise se Mbrojtjes shkrese e cila i cohej me faks per informacion Shkelzen Berishes ne nje zyre te Ministrise se Mbrojtjes.
Genjeshtra e gjashte e Berishes ishte fshehja e rolit te Rrahman Selmanllarit ne te dy projektet ate te demontimi dhe eksportit te fishekeve. Berisha e paraqiti publikisht Selmanllarin nje biznesmen qe njihet me djalin e tij si ish militant u PD-se nderkohe qe hetimet zbuluan se ai perfaqesonte kompanine amerikane SAC ne procesin e ndertimit te kantierit.
Por me skandaloze ne genjeshtrat e saj per Gerdecin eshte gruaja e Sali Berishes Liri Berisha. Ajo ka dhene deshmi te rreme publike per rrethanat ne te cilat eshte punesuar baxhanaku i kryeministrit Sali Berisha ne Gerdec dhe per punen qe ai bente aty.
Ne nje interviste dhene gazetes Panorama ne daten 15.04.2008 zonja Berisha thote se ajo dhe i biri i saj nuk ia kishin treguar Sali Berishes faktin qe ai kishte nje baxhanak qe punonte ne Gerdec dhe qe ishte nga te vraret mes viktimave.
Ja si e pershkruan ajo momentin kur eshte ndjere keq qe Berisha nuk dinte gje per baxhanakun Problemi ishte se ai nuk pati rast ta takonte asnjehere. Ata motra me te shoqin kishin vetem tre muaj qe kishin ardhur.
Saliu lexonte emrin aty dhe une thosha E zeza si nuk ia kemi thene Ato kohe kishim trevjetorin e vdekjes se mamase dhe kishim menduar qe ta linim per me vone prezantimin familjar me njerezit e familjes. Isha une ajo qe ia caktova si detyre tim biri tia shpjegonte situaten Panorama 15 prill 2008.
Shpjegimi i zonjes Berisha ka disa mangesi thelbesore. Mangesia e pare ka te beje me vete imazhin e familjes Berisha dhe marredheniet perfekte qe ata kane si cift.
ifti Berisha shquhet per raporte shume te sinqerta me njeri-tjetrin dhe marredhenie shume te mira. Ne nje raport te tille familjar qe kurrsesi smund te besojme se eshte hipokrit nuk mund te ndodhe qe zonja Berisha te mos i kete folur asnjehere burrit te saj per baxhanakun i cili po punonte ne nje pune qe e kishte rekomanduar djali i tyre. Por hijet e dyshimit rriten me poshte kur zonja Liri Berisha tregon se si ka mesuar qe kunati i saj po punonte ne Gerdec.
Kur nje dite shkojme ne varreza te prinderit e pyes motren nese i shoqi kishte filluar pune dhe ajo me tregoi se po punonte diku afer Marikajt. Kur e pyes se cfare ben ajo mu pergjigj Mban ca arka municionesh. shte i kenaqur me punen - e pyeta. Jo dhe aq mban ca arka por do te rrije vec pak sa te gjeje nje pune tjeter me te mire. Ne kohen qe vdiq kishte marre vetem dy rroga.
Panorama 15 prill 2008.
Kjo deklarate e zonjes Liri Berisha bie ndesh me deklaratat e motres se saj Vjollca Hoxha. Zonja Hoxha e cila duket se ka qene ne periferi te perfitimeve nga pushteti i kunatit te saj e tregon ndryshe historine. Ne nje interviste ne Gazeta Shqiptare me 15 qershor 2008 ajo thote se burri i saj ishte kthyer ne Shqiperi qe ne muajin nentor kurse ajo vete qe ne fillim te vitit 2007 dhe jo sic thote Liri Berisha ata motra me te shoqin kishin vetem tre muaj qe kishin ardhur.
Vjollca Hoxha motra e Liri Berishes ne nje interviste ekskluzive per Gazeta Shqiptare rrefen se ishte kthyer ne Shqiperi ne qershor te 2007 per te vizituar familjaret dhe se ne Shqiperi e mbante nje operacion qe duhej te kryente pasi kishte keputur meniskun. Me pas kishte ftuar dhe Muhametin te kthehej ne Shqiperi derisa te perfundonte operacioni. Gazeta Shqiptare 15 qershor 2008.
Nga ana tjeter te dy motrat nuk bien dakord per faktin se a kishin dijeni ato per punen qe bente i ndjeri Muhamet Hoxha. Vjollca tregon se nuk e dinte qe bashkeshorti i saj punonte ne nje fabrike demontimi te armeve Po si mendoni ju qe po ta kisha ditur do lejoja qe im shoq te punonte aty
Une me te vertete sjam e pasur kam punuar si gjithe shqiptaret e tjere neper Evrope tri pune ne dite nga kuzhiniere te pastruese por nuk isha duke vdekur nga uria qe te lejoja qe im shoq te punonte aty ne mes te rrezikut - thote gjate intervistes se saj Vjollca Rama. Gazeta Shqiptare 15 qershor 2008.
Ndryshe nga kjo zonja Liri Berisha ne intervisten e saj thote Kur e pyes motren se cfare ben burri ajo mu pergjigj Mban ca arka municionesh. Gazeta Panorama 15 prill 208.
Keto lajthitje te zonjes Berisha ne intervisten e saj publike per Gerdecin deshmojne se ajo ose nuk eshte e sinqerte me opinionin publik ose nuk ka qene e sinqerte me motren e saj dhe bashkeshortin e saj Sali Berisha.
Motra e saj provon se ka qene me burrin ne Shqiperi prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtes arkash municionesh. Zonja Berisha thote qe ata kishin tre muaj qe kishin ardhur dhe motra i kishte thene se burri mbante arka me municione.
Nga ana tjeter ne kete mes zonja Berisha perpiqet te zhduke rolin e djalit te saj dhe e shfaq ate vetem ne rolin e lajmetarit te babait pasi i ndjeri Hoxha ishte varrosur. Kjo eshte nje skene shume e pabesueshme.
Kushdo qe e njeh familjen Berisha dhe marredheniet perfekte mes tyre e ka te pabesueshme te konceptoje qe Berisha te mos vihej ne dijeni se paku ne kohe reale per vdekjen e baxhanakut te tij.
Ai eshte nje person shume i lidhur me traditen dhe shkon per ngushellime ne rast vdekjesh dhe te baxhanaket e militanteve te PD jo me tek i veti.
Po ashtu nje detaj i forte psikologjik eshte fakti qe ai ngaterroi emrin e baxhanakut te tij duke e lexuar ne Kuvend cka te ben te mendosh se nderkohe ishte njoftuar per humbjen e tij dhe u perpoq ta nxirrte ate nga vemendja e opinionit publik.
Deklaratat kontradiktore te zonjes Berisha mbi raportet me kunatin e saj dhe perpjekja per ta fshehur faktin qe i biri i saj ishte njeriu qe e punesoi ate ne Gerdec ben qe ajo te ngaterrohet ne deklarata me vete motren e saj e cila po ndjen jo vetem peshen e humbjes se njeriut te saj te dashur por dhe pergojimin e tij publik per shkak te punedhenesit te tij.
I biri i Sali Berishes Shkelzen Berisha ka respektuar parimin e drejtesise amerikane per te mos folur rreth krimit pasi mund ti perdoret ne gjykim por nena dhe babai i tij kane thene aq shume gjera te paverteta rreth tij sa ja kane bere te pamundur alibine.
Dje ai kishte tre vjetorin e vdekjes se burrit te tezes nje njeri per te cilin ai mban pergjegjesi personale per ikjen nga jeta. Ai prehet i vetmuar ne varrezat e Sharres ndersa familja Berisha e ka te pamundur ti coje dhe nje tufe me lule vetem nga kompleksi i fajit qe kane ndaj tij dhe 25 viktimave te tjera.