Në kërkim për një vrasje në Elbasan në vitin 2009, arrestohet në Londër 34-vjeçari

Një 34-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për vrasje, është arrestuar në Londër. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se i riu, i akuzuar për vrasje me paramendim, u arrestua si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester.
34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi akuzohet si njëri nga autorët e vrasjes së shtetasit R. R., ngjarje e ndodhur më datë 22 korrik të vitit 2009 në Elbasan.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, po kryen procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.
/rtsh.al/