E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkelja e rregullave të qarkullimit, vetëm në Tiranë, 300 këmbësorë të ndëshkuar nga Policia Rrugore

Mospërdorimi i vendkalimeve të caktuara për këmbësorët apo edhe shkelje të tjera, siç e parashikon Kodi Rrugor,  ka bërë që vetëm në kryeqytet qindra këmbësorë të ndëshkohen nga efektivët rrugor, të cilët nuk kanë mision gjobat, por edukimin e këmbësorëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Sipas Policisë Rrugore, numri i shkeljeve të konstatuara ka ardhur në rënie, çka tregon për një reflektim të këmbësorëve për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët, drejtuesit e automjeteve, moto mjeteve dhe biçiklistët, është detyrim ligjor ndaj Policia Rrugore kërkon bashkëpunimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, për të ruajtur sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës, pasi siguria rrugore është përgjegjësi e të gjithëve!

Këmbësorët përbëjnë kategorinë me më shumë fatalitete nga aksidentet rrugore, në pjesën më të madhe për shkak të shkeljes së rregullave nga ana e tyre.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›