E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Në kërkim prej 9 vitesh, 54 vjeçari kultivon kanabis në Zall Bastar

Një 54-vjeçar është arrestuar pasi kishte kultivuar kanabis në zonën e Zall Bastarit në Tiranë. 54-vjeçari Petrit Kamberi ishte në kërkim prej 2014 nga Gjykata e Apelit Tiranë, pasi ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim po për kultivim droge.

Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Zgura”, pasi policia kishte marrë “informacione në rrugë operative, për vendndodhjen e kanabisit dhe të 54-vjeçarit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›