E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim të motrës, Silvana: Nuk e gjej në Tiranë e Vlorë

Dramë në spitalin ushtarak. Mbi 100 persona kishin mbërritur në ambientet e këtij spitali. Të gjithë ishin të afërm të studentëve të universitetit "Aleksandër Xhuvani" të cilët u aksidentuan në vendin e quajtuar "Qafa e Vishës" në Himarë. Ata tregojnë për gazetarët se një pjesë e tyre kishin ardhur në këtë spital, të tjerë në spitalin e Vlorës dhe qendrën shëndetësore të Himarës për të mësuar rreth gjendjes shëndetësore të studentëve.

Mes personave që interesoheshin ishte edhe Silvana Molla, motra e të cilës Aurora Molla, është studente e Gjuhë Letërsisë dhe është nga qyteti i Pogradecit. Emri i Aurorës nuk del në asnjë nga listat e studenteve të mbijetuara, duke zbehur shpresat e të afërmve të saj. Bashkë Silvanën ishte dhe tezja e Aurorës që kishte mbëritur nga Durrësi në drejtim të Tiranës, për të mësuar rreth fatit të mbesës së saj. Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" motra e Aurorës, tregon se kishte folur me të motrën një ditë më parë, ku kanë diskutuar rreth ekspeditës që do të kryenin në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe më pas do ktheheshin sërisht në Elbasan. Silvana Mulla, tregon mes lotësh si dhe duke ju lutur zotit që motra e saj të këtë shpëtuar. Bashkë me Silvanën, ndodhet dhe tezja e Aurorës, Nexhmija, e cila në përpjekje për të marë informacion nëse mbesa e saj është gjallë ose jo, tregon se këtë behar mbesa do të martohej, pasi ishte e fejuar. "Prisnin të mbaronte shkollën dhe të pregatiteshim për dasëm, tani vjen e të ndodh një gjëmë e tillë, por o zot themi të mos ketë pësuar gjë, vetëm për këtë lutemi"-shprehet Nexhmija.

Si e morët vesh ekspeditën që do të bënte motra juaj?
Janë nisur sot (Dje) në mëngjes me dy autobuza. Fillimisht do të shkonin në Vlorë dhe më pas do mernin rrugën për në Himarë dhe për të shkuar në Sarandë, ku siç kam folur me motrën një ditë më parë, më ka treguar se do të qëndronin rreth katër ditë, pasi do bënin ekspeditë. Aurora e kishte shumë me qef këtë udhëtim, pasi jo vetëm që po udhëtonte me shoqet e klasës, por edhe se ky ishte udhëtimi i fundit që bënte me shkollën, për shkak se ishte në vitin e fundit të Universitetit. Udhëtimi i fundit që na u kthye në tragjedi, që nuk dimë se ku kemi kokën, pasi ende skemi asnjë të dhënë për Aurorën.

Po me prindërit e saj që ndodhen në Pogradec keni folur, janë nisur për të ardhur në Spitalin Ushtarak apo kanë shkuar në Vlorë?
Me ata kemi folur, ata në Pogradec nuk dinin gjë fare për aksidentin. I kam marë unë në telefon dhe i kam thënë që është rëzuar një autobus me studentë dhe i kam kërkuar mamit që të hapte televizorin për të parë se çfarë kishte ndodhur, pasi ne e denim që edhe Aurora kishte shkuar në ekspeditë. Më pas kemi tentuar të lidhemi me të, por në të gjitha thirjet e telefonit nuk na përgjigjet njeri. Kulmi arriti kur pamë që ishin studentët e Universitetit të Elbasanit. Na kapi paniku dhe nuk dinim çfarë të bënim. Tezen e kishte njoftuar mami nga Pogradeci që së bashku me mua dhe djalin e tezes të interesohemi për fatin e motrës. Tani është duke ardhur dhe mami së bashku me babin nga Pogradeci, pasi janë bërë shumë merak. Nuk dimë asnjë gjë për fatin e motrës, as në Vlorë dhe as Tiranë.

Çfarë ju kanë thënë në Spitalin Ushtarak, ju kanë lënë të hyni për t'u interesuar nëse ndodhet në Tiranë apo në Vlorë?
Asnjë gjë deri tani, s'po na lenë të shohim njerëzit tanë. Vetëm të sigurohemi që është mirë dhe kaq duam. Unë punoj në Spitalin Amerikan, dhe nëpërmjet disa shoqeve të mia që janë infermiere jam interesuar, por deri tani në këto gjashtë vajza që kanë ardhur nga Vlora, nuk ndodhet emri i Aurorës. I lutem zotit vetëm që të jetë gjallë e mirë vetëm kaq dua, në këtë moment smë nevojitet asnjë gjë. Pasi ia përshkova një punonjëseje të "Kryqit të Kuq", e futa atë të pyeste dhe të shifte brenda në reanimacion. Por më pas ajo erdhi dhe më tha që Aurora, nuk ndodhej deri në orën 9:00 kur pyetën. Pononjësja e "Kryeqit të Kuq" më tha se disa prej vajzave të plagosura i ishte enjtur shumë koka, dhe nuk arrinin të njiheshin.

Po me ndonjë person jeni arritur të lidheni në Vlorë, për të pyetur rreth motrës tuaj?
Nëpërmjet disa njerëzve jam interesuar dhe i kam gjetur numrin rektorit të Univesitetit të Elbasanit Liman Varoshi. Kam biseduar në telefon me rektorin, por në fakt ai nuk dinte asnjë gjë rreth fatit të motrës time. Rektori ishte nisur vetë për në Himarë dhe më premtoi se sa të shkonte aty, do të më telefononte për të më informuar nëse ishte mirë apo jo. Deri tani nuk kam asnjë informacion, po na zë paniku pasi nuk dimë asnjë gjë.

Ju keni ardhur të shoqëruar me njerëzit e shtëpisë?
Po së bashku me mua është tezja e Aurorës dhe djali i tezes së saj. U bënë merak dhe u nisën nga Durrësi urgjent në drejtim të Tiranës.

Zonja Nexhmie, kur e morët vesh lajmin e aksidentit?
Në televizor e kam parë në fillim. Më pas më foli motra nga Pogradeci, ku më tha se në autobuz ka qënë dhe Aurora. Kam folur me mbesën time Silvanën që ndodhet në Tiranë, ajo më tha se ishte nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak, prandaj që e lamë të takoheshim në Spitalin Ushtarak.
Ajo ishte nisur vetëm, s'kishte marë asnjë nga shtëpia. Donte ta merte të fejuarin, por për shkak të punës, ai nuk pranoi të shkonte në ekspeditë. Dhe mirë bëri që nuk shkoi. Ne prisnim që të mbaronte shkollën dhe të pregatiteshim për dasmën këtë behar, por tani vjen e na ndodh një gjëmë e tillë, por o zot themi të mos ketë pësuar gjë, vetëm për këtë lutemi.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›