Në korrik, gara për koncesionin e hidrocentraleve

Hidrocentalet, foto arkiv
Ministria e Ekonomisë do të zhvillojë në muajin korrik disa gara për dhënien e ndërtimit dhe përdorimit me koncesion të hidrocentraleve të rinj.
Burime të METE-s bënë të ditur sot, se nga data 18-23 Korrik do të zhvillohen garat për ndërtimin e HEC-eve të Shkopetit mbi lumin e Matit, të Malindit në rrjedhën e lumit Osum në rrethin e Skraparit, Runjës dhe të Cangonjit në rrethin e Korçës.
Firmat e interesuara, përveç dokumentacionit, duhet të dorëzojnë edhe 2% të vlerës së projekteve për secilin prej HEC-eve si kusht për vlerësimin thanë burimet e ministrisë. /E.L/