E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kufirin Gjermani-Zvicër arrestohet kosovarja me 300 gramë kokainë

Në çantën e dorës të gruas që po voziste automjetin kanë gjetur një qese të hapur të çipsit ndërsa brenda qeses, një paketë të mbështjellë e një shirit ngjitësNjë grua 34 vjeçare nga Kosova, me banim në Zvicër është arrestuar në vendkalimin Basel-Weil, në kufirin Gjermani-Zvicër pasi që në qesen e saj me patatina (Pommes-çips) i janë gjetur 300 gramë kokainë, transmeton albinfo.

Siç njofton policia kufitare e Bazelit, në çantën e dorës të gruas që po voziste automjetin, kanë gjetur një qese të hapur të çipsit ndërsa brenda qeses, një paketë të mbështjellë e një shirit ngjitës.

Hetimet treguan se në paketën e vogël kishte rreth 300 gramë kokainë, shkruan gazeta "Basellandschaftliche Zeitung". Kosovarja bashkë me një zviceran të moshës së njëjtë që ndodhej me të në veturë i janë dorëzuar policisë së Kantonit Basel-Stadt./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›