Reeker përgëzon Nishanin “për zgjedhjet më të mira në Shqipëri”

Zëvendës/ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker i cilëson zgjedhjet e 23 qershorit si më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Deklarata e zyrtarit të lartë amerikan u bë gjatë një takimi me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, në Zagreb. Siç bën të ditur zyra e shtypit e Presidencës, në takimin me Reeker, “presidenti Nishani, pasi vlerësoi procesin zgjedhor, në tërësi, në përputhje me standardet evropiane, shtoi se zgjedhjet dhe tranzicioni i pushtetit po dëshmojnë pjekurinë e popullit dhe klasës politike shqiptare dhe të demokracisë në vend”.
Presidenti Nishani dhe ambasadori Reeker ndanë mendimin se ndarja e pushteteve dhe funksionimi normal i institucioneve të pavarura janë jetësore për një demokraci të shëndetshme dhe funksionale./Indeksonline./