E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në luftë me kohën

Mallkimi i Carrie Bradshaw ka infektuar edhe filmin “I Don’t Know How She Does It”, një trillim tjetër dhe me personazhin që quhet Kate Reddy .

Bazuar në romanin bestseller të Allison Pearson, vjen një komedi mjaft e pëlqyer dhe e përshtatshme për ditët e sotme.

Një grua e martuar, nënë e dy fëmijëve dhe e suksesshme në karrierë, përpiqet të përballojë jetën e saj kaotike, ku çdo ditë është një sfidë më vete dhe pa asnjë minutë të lirë.

“I Don’t Know How She Does It” është i zhvendosur në një familje biznesmenësh dhe të lumtur. E tërë kjo mund të jetë një mashtrim për Kate Reddy, e cila beson në këtë, por është në luftë për ta menaxhuar kohën e saj.

Kate është një menaxhere e financave në një kompani investimesh në Boston, është e martuar me burrin e saj Richard, që është dembel dhe gjithmonë vuan të gjejë punë edhe pse është arkitekt.

Kjo de fakto e bën këtë film shumë interesant sepse ajo nuk mund të menaxhojë si duhet kohën dhe se gjithmonë ka probleme në këtë aspekt, pasi që gjithmonë i duhet që të kujdeset për shtëpinë e saj.

Edhe pse ata janë të pasur, Kate kalon jetën sikurse në ferr, ku me njërën dorë pastron enët, kurse në dorën tjetër mban telefonin celular duke u përpjekur që të gjejë fonde dhe të bëjë investime në spitale, kopshte dhe aeroporte.

Filmi përcillet me momente nervoze, është i punuar nga Douglas McGrath (“Emma,” “Infamous”), përderisa paraqet një insomni që shqetëson shumicën e banorëve sot në botë.

Filmi është i përshtatshëm për t’u parë si nga burrat ashtu edhe nga gratë, sepse jo gjithmonë mund të jemi pranë familjes, aq më pak kur ditët tona bëhen të zëna.

Carrie Bradshawin e pamë duke flirtuar me meshkuj në vitet e 90, tani Parker nuk ka më 30 vjet dhe kohërat kanë ndryshuar për jetën dhe kulturën amerikane.

Ndoshta titulli këtij filmi do t’i shkonte “Let’s make some Money”, (Të bëjmë sa më shumë para”, por kjo nuk do të thotë se edhe me këtë titull ai ia arrin qëllimit, pasi që ju mahnit me peripecitë e karaktereve të tij.

Filmi do të shfaqet në DigiGold nga e hënë deri të dielën e javës së ardhshme.

---------

I DON’T KNOW HOW SHE DOES IT

Regjia: Douglas McGrath; skenari: Aline Brosh McKenna, bazuar në romanin e Allison Pearson; drejtor i fotografisë: Stuart Dryburgh; montazha: Camilla Toniolo dhe Kevin Tent; muzika: Aaron Zigman; dizajner: Santo Loquasto; kostumet: Renée Ehrlich Kalfus; producentë: Donna Gigliotti; Distributor: Ëeinstein Company. Kohëzgjatja: 1 orë e 30 minuta.

Aktorë: Sarah Jessica Parker (Kate Reddy), Pierce Brosnan (Jack Abelhammer), Greg Kinnear (Richard Reddy), Christina Hendricks (Allison Henderson), Kelsey Grammer (Clark Cooper), Seth Meyers (Chris Bunce), Olivia Munn (Momo Hahn), Jane Curtin (Marla Reddy) dhe Mark Blum (Lew Reddy).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›