S’ka sulm të Izraelit ndaj Iranit

Diskin thotë se në të kundërtën e asaj që thuhet në publik nga kryeministri Benjamin Netanjahu, Ministri i Mbrojtjes Ehud Barak apo gjeneralë të ushtrisë, një sulm mbi Iranin për të ndalur programin e tij bërthamor, s’do të bënte gjë tjetër, përveçse do të përshpejtonte Teheranin në procesin ndërtimit të bombës bërthamore.
Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe Ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak i kanë mëshuar fort mundësisë së ndërhyrjes ushtarake në Iran. Pikërisht për këtë, Netanjahu
Irani ka kërkuar edhe mbështetjen e vendeve perëndimore, veçanërisht Shteteve të Bashkuara.
Pak ditë më parë ishte komandanti i përgjithshëm i forcave ushtarake izraelite (IDF), gjenerali Benny Gantz ai që deklaroi se ushtria izraelite është e gatshme të ndërmarrë një sulm ushtarak kundër Iranit, nëse programi bërthamor i këtij të fundit përbën kërcënim për ekzistencën e vetë Izraelit.
“Izraeli shpreson që një gjë e tillë të mos ndodhë kurrë, por nëse ndodh, detyrohemi të përdorim forcën për të ndalur këto projekte. Mendoj që mundësia për sulm ushtarak ndaj Iranit është reale”, tha gjenerali Gantz për mediat izraelite, transmeton TCH.
Zërat për një sulm izraelit kundër Iranit qarkullojnë që prej muajve të fundit të vitit të kaluar. Ishte gazeta britanike “The Guardian” ajo që publikoi një analizë të gjatë për mundësinë e një sulmi ajror izraelit kundër centraleve bërthamore iraniane, ku pasqyroheshin edhe disa informacione të marra, sipas britanikes, nga burime të sigurta në Tel Aviv.