Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi "Për përdorimin e fondeve të ish-fondacioneve për ndërtimin e apartamenteve për kreditorët, që kanë humbur banesat nga
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi "Për përdorimin e fondeve të ish-fondacioneve për ndërtimin e apartamenteve për kreditorët, që kanë humbur banesat nga rënia e skemave piramidale".
Ky vendim synon të krijojë një hapësirë për zgjidhjen e problemit të strehimit të kreditorëve që kanë humbur banesat në këto skema.
Nisur nga fakti që nga fondet e mbetura dhe të pashpërndara të ish fondacioneve "Xhaferri" dhe "Populli", me llogari të veçanta në Bankën Kombëtare Tregtare dhe Bankën e Kursimeve me një vlerë prej 240 milion lekë.
Kjo vlerë do të përdoret për fillimin e ndërtimit të apartamenteve në Bashkinë e Tiranës dhe atë të Vlorës, të cilat përfaqësojne rreth 70% të familjarëve të pastrehë që humbën banesat nga rënia e skemave piramidale.
Gjithashtu, do të fillojë ndërtimi edhe i rreth 100 apartamente të tjera banimi në sipërfaqen e truallit Laprakë Tiranë, ku aktualisht ekzistojnë të ngritura tri banesa respektivisht në katin e dytë, të tretë dhe të katërt karabina.
Në këtë mënyrë, Qeveria Shqiptare e angazhuar plotësisht për zgjidhjen e këtij problemi, po studion mundësi dhe hapësira të tjera që do të mund t'i japin një zgjidhje të shpejtë dhe të dobishme problemit në favor të kreditorëve.