E Diel, 1 Nëntor 2026

Në muzeun “Kadare”, evropianët kureshtarë të prekin nga afër gjurmët e fëmijërisë së shkrimtarit

Muzeu i Gjeniut të Letërsisë Shqipe, Ismail Kadare, po përjeton një periudhë rritjeje të ndjeshme të interesit, jo vetëm nga vizitorët vendas, por edhe nga ata të huaj.

Bruno Pjetri, ciceroni i muzeut, tregon se pjesa më e madhe e vizitorëve janë tashmë të njohur me veprat e Kadare, dhe ky fakt ka kontribuar në rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë muzeun.

Në këtë muze përveç veprave të njohura të shkrimtarit, vizitorët mund të zbulojnë aspekte të tjera të jetës dhe krijimtarisë së tij, të cilat u ngjallin kureshtjen për t’u njohur më afër me historinë e një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë moderne.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›