Në ndjekje të rekordit të Messit

Se Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë më të mirët tashmë është një fakt.Konkurrenca e ashpër dhe fakti që luajnë në të njëtën ligë ka bërë që ata të shkëlqejnë dhe të hyjnë në regjistrat e rekordmenëve futbollitik.
Nëse portugezi shënon hat-trick, Messi përgjigjet me një tjetër.Nëse CR7 klasifikon ekipin e tij në çerekfinale me dy gola ndaj Mançesteri, Messi e vulos me një tjetër dygolësh ndaj Milanit.Poashtu nëse Cristano e fitoi Pichichin me 41 gola, Argjentinasi e rikthen më 2012 me 50.
Tani Ronaldo synon që ta ia rrëmbej rekordin e radhës Messit, atë si golashënuesi më I mirë Brenda një viti kalendarik.Portugezi ka 20 gola në 2013 me 17 ndeshje, e që Messi më 2012 i kishte 21 deri po me 17 ndeshje deri në këtë fazë(pikë) të vitit 2012,kjo duke iu falënderuar edhe pesëgolëshit ndaj Bayer Leverkusen.
Messi e përmbylli vitin me 90 gola të shënuar,duke e tejkaluar rekordin e Gerd Muller, i cili në vitin 1972 e arriti këtë me Bayernin dhe Gjermaninë.
Ronaldo është duke e kaluar një fillimviti të mbarë, por ai poashtu është duke qëndruar në stol më shumë se që ai do të dëshironte, dhe pothauj ka kaluar një muaj që nuk ka shënuar në Bernabeu, diçka e pazakontë për të.Sot e pret Mallorcan dhe ku pritet edhe të shënojë dhe të mbetet në garë për ta thyer këtë rekord./indeksonline/