Messi: “E di se ka disa njerëz që shpresojnë që ne të humbasim”

Messi: “E di se ka disa njerëz që shpresojnë që ne të humbasim”
Në një intervistë të bërë për TyCSport Leo Messi u shpreh: “Unë e di se ka disa disa njerëz të cilët shpresojnë që ne të humbasim, e të mos fitojmë asgjë,por kjo mua nuk më intereson fare”.
Gjithashtu 10 i Barcelonës dhe i Argjentinjës shtoi se “Unë jam i gatshëm të dëgjoj gjë që filitet për mua,dhe jam i hapur për çdo kritikë dhe lëvdatë që më bëhet mua”.Përveç kësaj tha se atij i pëlqen të luaj dhe se nuk ndihet mirë kur e ndërrojnë duke ceku një rast: “Një herë Guardiola më zëvëndësoi kur po luanim kundër Valencias,dhe ne ishim duke fituar 4 me 0.Ishte e tmerrshme”.
Poashtu ai zbuloi një sekret: “Unë luaj Playstation online me njerëzit nga mbarë bota,edhe pse ata nganjëherë zemërohen me mua,sepse unë e bëj këtë për të kaluar kohën e lirë, shtoi ai.
Ylli i Barçës poashtu deklaroi se edhe ai ka sportistë të preferuar dhe se ai i admiron ata:-“Më pëlqen Kobe Brayant, Federer, Nadal,Djokovic, Del Potro...Ata janë të gjithë mjeshtër të sportit”./indeksonline/