E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ne nuk kemi asgjë, këta bëjnë sikur këtu është mrekulli” – I riu në protestë: Ata kanë vila e bëjnë jetë luksi, ne mendojmë çfarë do hamë! Çdo bësh me 500 mijë lekë rrogë?!

Një i ri, që po merr pjesë në protestën studentore, u shpreh i revoltuar teksa tha se ndërsa Shqipëria nuk ka asgjë, qeveritarët sillen sikur është mrekulli e botës.

Ai përmendi vilat e zyrtarëve ndërsa shtoi se qytetarët e thjeshtë nuk mund të përballojnë dot muajin me 500 mijë lekë rrogë që mund të marrin.

“Nuk po provokojmë, por na hedhin gaz elefantësh dhe arinjsh. Ne nuk kemi as shëndetësi, as rrugë. Këta bëjnë sikur këtu është mrekulli e botës. Ata kanë vila, shtëpia e jetë luksi ne mendojmë se ça do të hamë.

Me këto rroga qesharake që as për qira, drita e ujë nuk bëjnë. Me 500 mijë lekë ça do të bësh? Ça do hajë apo pijë një njeri! Mendojnë këta që janë bërë miliardera dhe nuk e lëshojnë karrigen vetëm me dhunë. “, tha ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›