Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, reagon Rama: Shqipërinë e dua pa rezerva, s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, në lidhje me protestat e fundit të tensionuara të studentëve, të cilët i kerkojne dorëheqjen.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë lë të kuptohet se nuk do të tërhiqet, ndërsa mesazhin e tij e shoqëron me një sinjalistike rrugore ku shkruhet “I’ll never stop loving you” (s’do të resht kurrë së të dashuri).