Në parajsën shqiptare, nuk ka mbetur vend për varre
Vargje nga Arben Duka
300 vjersha rresht i shkrova,
Mos kujtoni se u shova,
Kot më përgojoni mua,
Tjetër gjë këtu u shua!
Su shua ylli poetit,
Po kandilja e miletit,
Si në ditë prej kiameti,
Dhe vdekja gafil e gjeti!
Shumica në portofole,
Skanë të blejnë as arkivole,
Rrojnë po skanë më as lot,
Ku ti çoj i madhi zot!
Në parajsën shqiptare,
Nuk ka mbetur vend për varre,
Të zinjtë ne që rrojmë kot,
Rrojmë se nuk vdesim dot!
Shpeshherë mendjen e kam vrarë,
çdo të thotë të jesh shqiptar,
të kesh krenarin e miut,
Në sundimin e Saliut?
Krenaria, qerrata,
Qe e para që u vra,
Veç ai që sështë krenar,
Ska problem të hiqet zvarrë!
Veç ai që sështë krenar,
Ska problem të jetë gomar,
Që tia hipi sipër shteti,
Sa ti hedhësh mban i shkreti!
Veç ai që sështë krenar,
Brohoret për një barbar,
Lëvdon zhabën e moçalit,
Kur ky klith si kafshe malit!
Kot më përgojoni mua,
Tjetër gjë këtu u shua,
U shua drite besimit,
Edhe shpirti rebelimit!