Tiranë, digjet automjeti, shkak rrjedhja e gazit
TIRANE-Një automjet është përfshire nga flakët mbrëmjen e së shtunës ne afërsi të zonës së Bryylit në Tiranë.
Policia ka bere te ditur se automjeti tip BMV, me targa TR 1576 F ka marrë flakë. Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje sqaroi se automjeti ishte i parkuar ne momentin qe u perfshi nga flakët dhe se shkak ka qene rrjedhja e gazit në automjet. Kjo konfirmohet edhe nga fakti që dëshmitarët në vendngjarje nuk kanë dëgjuar ndonjë shpërthim, cka e bën të qartë faktin se flakët janë shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Nga flakët nuk ka persona të plagosur.
(d.b/BalkanWeb)