E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne polici me rrahen sa me thyen dhembet

27/10/2010Gjyqi i Cerrikut deshmia e Memhet Torras

TIRANE- Seanca gjyqesore kunder 9 te pandehurve te bandes se Cerrikut ka vijuar dje me degjimin ne gjjykate te 6 deshmitareve qe kane treguar menyren e ekzekutimin te efektivave te gardes dhe policise se shtetit ne 23 maj te vitit 1997. Pese nga deshmitaret treguan se kishin pare kufomat e shtrira te dy gardisteve autoblinden qe digjej si dhe ndihmesen qe i dhane disa efektiva me qellim qe keta te fundit ti shpetonin ekzekutimit nga personat e armatosur qe ndodheshin ne qytetin e Cerrikut. Nderkohe qe i vetmi deshmitar qe terhoqi vemendjen e gjykates prokurorise dhe avokateve mbrojtes ishte shtetasi Mehmet Torra. Ky i fundit tha para trupit gjykues se ai nuk dinte asnje gje per ngjarjen dhe se deklarimet qe ka dhene ne polici nuk ishin te tijat por te kater efektivave te policise se Elbasanit te cilet sipas tij kane ushtruar dhune fizike mbi derisa i kane thyer dhembet. Pas vrasjeve ne Cerrik kam ikur me familjen ne Greqi ku jam kthyer ne vitin 2002. Nuk e di sakte ne 2006 apo 2008 me ka ardhur policia ne banese dhe me kane kerkuar per te marr ne pyetje. Nuk kam qene aty dhe gruaja me ka njoftuar qe po me kerkonin. Kam shkuar ne policine e Cerrikut me thane te shkoja ne Elbasan se atje me kane kerkuar. Kam shkuar dhe me kane marre ne pyetje pese persona brenda komisariatit te Policise te veshur civil. Ata me kane pyetur per ngjarjen e Cerrikut ku sapo i kam thene qe kame qene ne Greqi me kane hyre ne grushta duke mi thyer dhembet dhe nxire syte. Per keto jam mjekuar ne Spitalin e Cerrikut- eshte shprehur ne gjykate deshmitari. I pyetur nga gjykata nese i kishte njohur personat qe e kishin keqtrajtuar deshmitari pohoi se skishte arritur ti njihte duke shtuar se ata kane shkruar nje leter dhe e kane detyruar te firmose duke mos i treguar se cfare kishin shkruar dhe cilin person kishin akuzuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›