E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pranga burri vrases

Farmacistja Basho dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Policia pretrendon të ketë prova të mjaftueshme që e implikojnë Ilia Bashon si organizatorin e vrasjes së saj. Por sipas burimeve policore, 38-vjeçari nuk ka treguar deri më tani se cili ishte vrasësi që kreu krimin.

Gjatë një konference për shtyp drejtori i policisë Tiranë, Bernard Caushaj, bëri të ditur se ndalimi u bë bazuar edhe në Urdhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas grumbullimit të provave dhe fakteve që vërtetojnë implikimin e Bashos si organizator i vrasjes.

Ilia Basho gjatë marrjes në pyetje nuk e pranon krimin duke shfrytëzuar alibinë e tij që kishte natën e vrasjes, pasi gjendej në një tjetër zonë larg nga vendi i ngjarjes.

Policia nuk dha detaje të hollësishme për provat e krimit, por bën të ditur se ato janë evidentuar pas gjurmimit dhe përgjimit të Ilia Bashos në ditët pas krimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›