E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Situata energjitike me e veshtira ne histori

Kryeministri Sali Berisha iu rikthye edhe njëherë situatës që ka përfshirë vendin nga moti i keq në mbledhjen e qeverisë të cilën e hapi me një minutë heshtje për komandon Feti Vogli që humbi jetën në Afganistan ditën e martë.

“Në dy javët e fundit vendi u përfshi nga reshje të dendura ku në disa vende në veri të vendit bora arriti lartësinë prej disa metrash. Në një kohë të shkurtër u bllokuan nga bora 106 komuna e bashki. Në këtë situatë prioriteti ishte shpëtimi i çdo jete njerëzore”, u shpreh Berisha.

“Falenderoj të gjithë ata që u angazhuan me eficencë në këtë emergjencë që u krijua dhe bënë që ky dimër dhe kjo situatë e rëndë emergjence të kalojë me vetëm një viktimë ndërkohë që në Europë pati mbi 500 viktima. Sot ka vetëm një numër shumë të kufizuar komunash në alpe të bllokuara, por kjo situatë për ta është e përvitshme. Qeveria do të vazhdojë ta ketë nën kontroll situatën”, shtoi kryeministri i Shqipërisë.

Gjithashtu Berisha u ndal edhe në situatën energjitike të vendit që e cilësoi si “më të vështirën në historinë e vendit”.

“Kjo periudhë ka qenë më e vështira në historinë e vendit për sistemin energjitik dhe pavarësisht nga kjo energjia për mungesë të saj nuk është ndërprerë qoftë edhe një minutë, por është ndërprerë për difekte teknike. Furnizimi me energji ka qenë një rrethanë lehtësuese për kapërcimin e kësaj situate, por thatësira e tejzgjatur ka imponuar qevrinë të marrë fonde nga buxheti dhe të ndihmojë sigurimin e energjisë së nevojshme. Parimi ynë është: çmimi më i lartë i energjisë është mungesa e saj. Ne nuk do e lëmë vendin pa energji”, theksoi Berisha.

“Ne do vazhdojmë të blejmë energji për të plotësuar kërkesat sepse e konsiderojmë të rëndësishme njësoj si buka dhe uji. Do të bëjmë gjithçka që energjia të mos mungojë”, nënvizoi kryeministri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›