E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pranga shoferi i linjes Athine- Sarande trafikonte droge

Policia e Gjirokastres ka vene ne pranga nje person dhe ka sekuestruar 10 kilograme lende narkotike ne autobusin e linjes Sarande-Athine. Personi i arrestuar mbremjen e djeshme eshte Pellumb Danaj 50 vjec banues ne Delvine i cili eshte dhe shofer i autobusit qe transportonte lenden narkotike.
Droga ishte vendosur ne linjen Sarande - Athine te firmes Saranda Ekspres dhe ndodhej ne nje pako kartoni te madhe. Policia kishte marre informacion ne rruge operative per kalimin e droges dhe gjate gjithe mbremjes ka ushtruar kontrolle te rrepta ne te gjithe autobuset e linjave nderkombetare Sarande-Athine.
Autobusi ne te cilin dyshohej per drogen ka mbrritur rreth ores 23.30 ne Piken e Kalimit te Kontrollit Kufitar Kakavije.
Nga kontrolli i ushtruar ne bagazhin e autobusit me targe Sr 65 73 B qe drejtohej nga Pellumb Danaj ka mbetur nje kuti e madhe kartoni ne forme katrore e mbeshtjelle me leter natriban ngjyre te bardhe. Ne brendesi te pakos saj futur ne mes te disa tabakeve gipso ndodhje nje pako tjeter kartoni ne forme katrore e mbeshtjelle me leter natriban ku brenda saj kishte lende narkotike mariuane ne formen e boces.Drejtuesi i autobusit ne momentet e para pa u hapur kutia ka deklaruar para punonjesve te Policise Kufitare qe kryenin kontrollin se ne kete pako kartoni ka paisje elektrike dhe do ta conte ne Athine pasi ja kishte dhene nje shtetas nga Saranda dhe do ta priste pakon ne Athine djali i shtetasit qe i kishte dhene pakon.Ai ka kundershtuar punonjesit e policise kufitare duke kerkuar qe pakoja te mos hapej dhe te grisej letra natriban qe ishte mbeshtjelle sepse demtoheshin pasjet elektrike por punonjesit e Policise Kufitare e kane hapur ku dhe kane konstatuar lenden narkotike.Nga kontrolli ka rezultuar se brenda ne pako ndodheshin 10 kilograme mariuane. Policia ka bere shoqerimi e autobusit se bashku me 25 pasagjeret per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster per veprime te metejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›