E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur ju troket zonja e veshur me te zeza

Depresioni eshte gjendje e pikellimit te thelle i krijuar nga faktor te ndryshem ku personi humbet besimin ne vete shpresat per te ardhmen si dhe interesimin per aktivitetet e jetes kur tek ai shuhet cdo ndjesi kenaqesie e gezimi shpirteror. Nje individ ne gjendje depresive e ka pothuajse te pamundur tiu bej balle problemeve te tij te ndryshme qe mund te kete. Ai eshte zakonisht i trishtuar e mundojne mendimet ka veshtiresi ne te menduar dhe ne marrjen e vendimeve gjendje frike si dhe shqetesim te brendshem ka ndjenja faji dhe te qenit te pavlefshem. Depresioni karakterizohet nga nje paqendrueshmeri emocionale paaftesi per te ndjere dhe afektivitet te paket

Gjate proceseve te shumta ne rrugetimin tone jetesor pothuajse qe te gjithe ballafaqohemi me sfida te ndryshme. Ato jane here me te dobeta e here-here tejet te fuqishme sa qe arrijne tek ne te lekundin dukshem ekuilibrin emocional dhe te shkaktojne crregullime te gjendjes shpirterore. Zakonisht crregullimet e gjendjes shpirterore ndodhin si rezultat i kombinimit te shume faktoreve duke filluar nga deshtimet e ndryshme gjate perpjekjeve per arritjen e ndonje qellimi e deri tek ato me te rendat humbja e personave me te afer. Ne psikologji shkaqe te tjera qe provokojne crregullimin emocional jane edhe

-problemet te ndryshme personale e sociale
-semundjet serioze
-problemet bashkeshortore e ne vecanti divorci
-abuzimet seksuale
-alkoolizimi dhe substanca te tjera narkotike
-stresi dhe ankthet e procese te tjera te papritura e te pakendshme qe ndodhin dhe sjellin ndryshime te theksuara ne jete.Dhe si pasoje e gjithe ketyre faktoreve njeriu ndihet i paafte per tu pershtatur me situata sociale dhe ballafaquar me problemet jetesore dhe e percepton veten si i pashprese dhe dorezohet para cdo sfide.
Ne forma te lehta crregullimet e gjendjes shpirterore jane normale pasi njeriu eshte qenie emocionale kuptohet por kur emocionet qendrojne ne nje pike te ulet per kohe te gjate kur njeriu humb interesin per bukurite dhe dukurit e jetes atehere kemi te bejme me shenja simptoma se ai po kalon ne nje gjendje depresive.
Ne ditet e sotme njerezit po perballen me probleme te ndryshme emocionale dhe psikologjike. Nje nga shqetesimet psikologjike me te perhapura dhe me te medha te cilet po hasin veshtiresi eshte pikerisht Depresioni ku nje individ nuk eshte ne gjendje ti pershtatet si duhet jetes se tij te perditshme. Zonja e veshur me te zeza me kete metafore e ka perkufizuar depresionin filozofi i njohur C. G. Jung. Depresioni eshte gjendje e pikellimit te thelle i krijuar nga faktor te ndryshem ku personi humbet besimin ne vete shpresat per te ardhmen si dhe interesimin per aktivitetet e jetes kur tek ai shuhet cdo ndjesi kenaqesie e gezimi shpirteror. Nje individ ne gjendje depresive e ka pothuajse te pamundur tiu bej balle problemeve te tij te ndryshme qe mund te kete. Ai eshte zakonisht i trishtuar e mundojne mendimet ka veshtiresi ne te menduar dhe ne marrjen e vendimeve gjendje frike si dhe shqetesim te brendshem ka ndjenja faji dhe te qenit te pavlefshem. Depresioni karakterizohet nga nje paqendrueshmeri emocionale paaftesi per te ndjere dhe afektivitet te paket. Depresioni ndikon ne menyra te ndryshme tek njerezit pergjithesisht. P.sh. ai mund te shkaktoje nje numer te madh te simptomave te cilat mund te jene emocionale fizike motivacionale si dhe kognitive. Gjithashtu njerezit te cilet jane ne gjendje depresive perjetojne ankth ne menyre te vazhdueshme. Ankthi vjen kur ndiheni te kercenuar pa marre parasysh nese eshte e imagjinuar apo e vertete. Ankthi mund te paraqitet ne simptoma fizike si dhimbje koke dhimbje muskujsh djersitje dhe marrje mendsh. Personi qe ka kete gjendje ankthi te vazhdueshme e ka te veshtire te perqendrohet te qetesohet ose te fleje. Ne kohe afatgjate ankthi mund te shkaktoje rraskapitje fizike dhe gjendje jo te mire shendetesore ne gjendjen ne te cilen ju ndodheni.

-Simptomat e depresionit
Personat qe vuajne nga depresioni mund te

-ndihen gjate gjithe kohes keq shpirterisht
-ndihen te pavlere dhe te pasigurt
-gjate gjithe kohes mendojne per gjera negative
-ndihen te deshperuar dhe ndiejne zbrazeti shpirterore
-fajesojne veten dhe ndihen fajtore per gjera te paqena
-kane veshtiresi te perqendrohen dhe te marrin vendime
-jane ne shumicen e kohes te zemeruar dhe te padurueshem per personat e trete
-zgjohen heret dhe kane probleme te medha me pagjumesine
-ka dy raste ose hane shume dhe shtojne ne peshe ose nuk hane dhe behen anoreksike
-nuk kenaqen me asgje
-humbasin deshiren per marredheniet seksuale
-pine me shume se zakonisht duhan dhe alkool
-duan te rrine te mbyllur ne shtepi
-shkeputen nga te tjeret
-behen pesimiste
-u humbasin energjite per pune dhe aktivitete te ndryshme

-Cfare e shkakton depresionin

Depresioni shkaktohet zakonisht ne raste kur kemi te bejme me ndryshime te medha ne jete. Raste kur njeriu humbe njerez te rendesishem te jetes tij ose gjera te rendesishme jetike si vendi i punes ose banesa sjellin si rezultat gjendjen depresive. Ndonjehere depresioni vjen dhe ne rastet kur njeriut nuk i mjaftojne energjite te triumfoje mbi sfida te reja e te medha. Te tilla sfida mund te jene p.sh shperngulja ne nje vend te ri pershtatja ndaj nje kulture te re ose mesimi i gjuhes se re. Disa njerez bihen ne gjendje depresive me lehte se te tjeret. Kjo mund te jete p.sh. pasoje e faktoreve gjenetike dhe e karakterit te njeriut. Dihet se me depresionin bashkelidhen ndryshime ne aktivitetin e trurit ndryshime keto qe mbarojne dhe normalizohen kur depresioni kalon.

-Trajtimi

Konsultimi terapia biseduese

Konsultimi eshte kur ju bisedoni me dike qe eshte i/e trajnuar per artin e degjimit. Por terapia bisedues mund te zhvillohet me nje psikolog apo dhe mjeku juaj familjar. Kjo ju lejon te shpreheni se si ndjeheni me qellim qe te filloni te gjeni zgjidhje problemeve tuaja vetvetiu. Bisedimi dhe per tu degjuar nga dikush qe ju shpreh mirekuptim dhe ju pranon mund te ju ndihmoje qe ju te ti shqyrtoni problemet qe ju mundojne. Konsultuesi mund te ju ndihmoje qe te zhvilloni kuptim me te madh per ndjenjat mendimet dhe sjelljet e juaja. Ne bashkebisedimet me personin konsultues mundohet te sqarohet dhe qetesohet situata. Shume here diskutimi per problemet dhe veshtiresite eshte lehtesues ndonese zgjidhjet mbase nuk gjenden menjehere. Me vone pasi te jete qetesuar situata ka mundesi te bisedohet me detajisht per shkaktaret e stresit e humbjet ne jete si dhe te mendohet per menyra dhe alternativa te tejkalimit te situates. Ne saj te bashkebisedimeve mundesohen kendveshtrime te ndryshme te reja mbi problemet e jetes mbi sjelljen mendimet e vete personit si dhe mbi marredheniet me te tjeret. Qellimi i konsultimit eshte qe personi te rigjeje forcat ne vetvete.

-Psikoterapia

Ndersa psikoterapia eshte terapi ne forme te bisedes qe ndihmon te gjeni menyra se si ti perballoni problemet qe ju i perjetoni. Qellimi eshte qe te ju jap mundesi qe te punoni perkrah nje jete me te kenaqshme dhe me te qete. Procesi psikoteraupetik shkon me thelle se konsultimi ju ndoshta do te inkurajoheni nese do te riktheheni ne retrospektiv dhe te kujtoni femijerine tuaj dhe marredheniet me te mira me personat me te rendesishem te jetes tuaj.

-Ja cilat jane disa nga keshillat te cilat do tju ndihmonin per te luftuar depresionin

Kultivo marredhenie te mira mbeshtetese

10 keshilla si te ndertoni marredhenie me te tjeret

1. Fol me dike per ndjenjat tua

2. Ndihmo dike vullnetarisht

3. Pi nje kafe apo ha drek me nje shoke/shoqe

4. Kerko nga dikush qe e doni te ju vizitoj rregullisht

5. Shoqero dike per ne kinema koncert apo ne ndonje party.

6. Telefoni apo dergo email nje miku te vjeter

7. Dil ne shetitje me ndonje shoke/shoqe

8. Cakto nje dite qe nje here ne jave te hash dreke me dike qe ti e ke per zemer

9. Provo te njohesh njerez te rinj

10. Rrefehu tek ndonje terapist apo tek mjeku juaj familjar.

Fuqia e Lutjes meditimi

Fuqia e lutjes nuk eshte provuar shkencerisht por shpirterisht. Ajo mund te permiresoje depresionin. Te besosh ne natyren shpirterore sjell shume perfitime. Lutja dhe meditimi mund te ndikojne shume mire ne jeten e cdokujt.

Diskutoni

Terapia e diskutimit eshte nje nder trajtimet me te efektshme. Te diskutosh me dike qofte mjeku juaj apo psikologu per problemet qe te shqetesojne per streset eshte nje clirim tejet i madh.

Merrni fryme thelle

Metoda e meditimit konsiston ne frymemarrje te thella dhe te thjeshta ushtrime te joges te cilat ndihmojne ne kapercimin e mendimeve negative.

Bej gjerat qe te pelqejne apo qe ke bere me pare

Edhe pse ju nuk mund ta shtyni vetveten qe te kenaqeni apo perjetoni kenaqesi ju thjesht apo se paku mund te zgjidhni ti beni gjerat qe ju ka pelqyer ti beni me pare. Vazhdo me nje hobi te meparshem apo sport qe ju ka pelqyer dikur. Shpreh vetveten kreativisht permes muzikes artit apo shkrimit.

Sfido mendimet negative

middot Mendo jashte vetvetes.Pyet veten nese do tia thuash dikujt tjeter ate qe po i thua vetes. Nese jo ndal dhe mos u bej me keq vetes.

middot Mbaj nje ditar te mendimeve negative.Kurdo qe perjetoni nje mendim negative shkruaje mendimin ne ditar . Shiko ditarin tuaj kur je ne humor te mire. Shqyrto dhe konsidero nese negativiteti qe eshte shprehur eshte ashtu apo ka qene i rreme. Per nje mendim te dyte ju gjithashtu mund te pyesni nje mike qe te shikoj dhe shqyrtoj ditarin se bashku me ju.

middot Zevendeso mendimet negative me mendime pozitive.Shqyrto ditarin tuaj te mendimeve negative dhe me pas per secilin mendim negativ shkruaj nje mendim pozitive. P.sh. shefi me urren mua. Ai me dha nje raport te veshtire per ta perfunduar mund te zevendesohet me Shefi im sigurisht se duhet te kete besim tek une duke me dhene kete pergjegjesi mua.

Reduktoni stresin ne pune dhe ne shtepi.Kerkoni ndihme per disa nga gjerat me te stresueshme ne jeten tuaj. Provoni te merrni ndihme nga miqte apo familja per disa nga problemet e perditshme si punet neper shtepi. N.q.s. puna juaj eshte shume e stresuesshme gjej nje menyre per te ulur volumin e saj.

Shenim

Nje shprehje filozofike thote Cdo nate e erret e ka mbarimin e ndritshem

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›