E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pranga vrasesi i taksistit dhe rojes se karburantit

Nje djale 19 vjecar eshte autori i dyshuar i vrasjes se taksistitUrim Begudhe nje ore me vone te rojes se karburantit Petraq Mihali. Dy vrasjet mbajne daten 13 tetor 2010.

Drejtori i policise se Tiranes Sajmir Muca doli sot ne nje konference per shtyp per te njoftuar mbi detajet e hetimit nje vjecar dhe operacionit te ndodhur mbreme qe coi ne arrestimin e Jurgen Kules.

Arrestimi i 19 vjecari ishte kryer mbreme rreth ores 23. 30 ne banesen e tij ne fshatin Libofsh te Fierit. Ai ishte proceduar me pare per vepren penale te armembajtjes pa leje

Jurgen Kule se bashku me shokun e tij i identifikuar me inicialet E. L i cili ka vdekur nje muaj me pare nga fostoksina jane autore te vdekjes se taksistit Urim Begu dhe me pas te vrasjes se shtetasit Petraq Mihali- deklaroi drejtori i policise Sajmir Muca.

2 VRASJE BRENDA 1 ORE
Dyshohet se zanafilla e kesaj ngjarjeje ka qene grabitja e taksistit Urim Begu. Autoret kane hipur ne taksine e Urim Begut ne Tirane dhe me pas kane shkuar ne Kavaje ku dhe kane vrare taksistin 48 vjecar. Me makinen e vjedhur 2 te rinjte jane ndaluar ne nje piken e karburanti ne fshatin Plug te rrethit te Lushnjes per te furnizuar makinen me karburant ku kane vrare dhe Petraq MIhalin.

Nga kontrolli i baneses se Jurgen Kules policia sekuestroi armen tip psitolete me te cilen jane kryer te dyja vrasjet. Akt ekspertiza vertetoi se dy gezhojat e gjetura ne vendngjarje kishin dale nga pistoleta e gjetur ne banesen e19 vjecarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›