Tropojë, tritol makinës së kryeplakut të fshatit Markaj
Share


Arkiv
Tritol makinës së kryeplakut të fshatit Markaj të komunës Lekbibaj në Tropojë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ku makina e kryeplakut të fshatit Markaj Lulash Marku ka shpërthyer por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Makina tip kamioncine ka qënë e parkuar në momentin e shpërthimit duke dëmtuar edhe një automjet tjerër.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. /ora-news