Në praninë e Presidentit Topi dhe Presidenti slloven Turk nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjitikës.

19 shkurt 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk, ishin sot të pranishëm në Forumin Ekonomik shqiptaro-slloven të organizuar në Durrës nga Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë dhe Industrisë. Në këtë veprimtari mori pjesë dhe Zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo.
Dy Presidentët iu drejtuan këtij forumi me nga një fjalë përshëndetëse duke theksuar edhe një herë vullnetin dhe angazhimin e dy shteteve, të Shqipërisë dhe të Sllovenisë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sektorë të një rëndësie të veçantë dhe me interes të ndërsjellë për të dy vendet. Presidentët vunë në dukje se në këtë kuadër një rol të madh mund dhe duhet të luajnë investimet e të dyanëshme, si dhe rritja e shkëmbimeve tregtare.
Në vijim, në prani të Presidentit Topi dhe Presidentit slloven Turk u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e energjitikës.