Në pritje të provës

12/02/10 20:50
Banorët janë mbledhur në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Erjoni dhe Olta jane ulur në divan pranë e pranë. Ndërsa Jetmiri është pak i tensionuar dhe kërkon që të pijë cigare. Pas disa minutash ai shkon në dhomën e gjumit ku ndodhet edhe Bertina. Të dy bisedojnë për eleminimet e nesërme. Jetmirin e ka kap frika se mos ndoshta publiku mund të ketë votuar atë për të dalë nga shtëpia nesër. Bertina i thotë që nga kjo anë të rrijë i qetë sepse ai nuk ka për të dalë kësaj jave. Pas kësaj thënie Jetmiri e pyet se ku e gjen ajo sigurinë për këtë dhe Bërtina i thotë se ajo kështu e ndjen.
Në dhomën tjetër banorët po bisedojnë dhe në një moment Renato thirret në dhomën e rrëfimit ai shkon dhe më pas vjen me bateritë dhe fillon tua ndërrojë mikrofonave. Pas kësaj, ata ulen dhe diskutojnë për provën e javës. Renato pyet se si do të duan fundin e historisë, një fund tragjik, apo një fund të lumtur duke dhënë edhe disa ide por që nuk përkrahen nga pjesa tjetër? Më pas ata mblidhen të gjithe te kolltukët dhe në pritje të fillimit të provës, mendojnë edhe për titullin që do ti vënë historisë. Tashmë pritet vetëm rënia e gongut që do të sinjalizojë fillimin e provës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));