E Diel, 1 Nëntor 2026

“Në rrethana ende të paqarta”, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari në Durrës

Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur një 31-vjecar, i cili  ka marrë plagë në këmbë, në rrethana ende të paqarta.

Sipas mjekëve, 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

“Durrës / Informacion paraprak

Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›