E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne shitje 1280 objekte publike Berisha Procesi mbyllet kete vit

Kryeministri Sali Berisha tha sot se jane rreth 1280 sipermarrje dhe objekte publike te cilat duhen privatizuar brenda ketij viti. Gjate mbledhjes se sotme te Task Force per privatizimet Berisha kerkoi mobilizim te te gjitha potencialeve dhe burimeve njerezore qe ky proces te perfundoje brenda ketij viti.

Objektiv madhor i qeverise per kete vit eshte finalizimi i privatizimit per te gjitha asetet e percaktuara per kete proces nga te gjitha ministrite si ne rrafshin e aksioneve qe kane mbetur ne sipermarrjet strategjike dhe sipermarrjet e pa privatizuara ashtu edhe ne rrafshin e te gjitha aseteve dhe sipermarrjeve te tjera qe jane per tu privatizuar. Ne total kete vit duhet te privatizohen rreth 1280 sipermarrje dhe objekte - tha Berisha

Sipas kryeministrit ky eshte nje proces me nje rendesi percaktuese ne lufen kunder korrupsionit e cila sipas tij mbetet gjithnje kriteri i pare i reformes ekonomike.

Berisha tha se tashme jane bere te gjitha pergatitjet dhe ministrite perkatese jane duke punuar per finalizimin me sukses te ketij procesi. Te vetmet objekte qe nuk do privatizohen jane hidrocentralet dhe digat e medha shkollat spitalet ndertesat publike dhe zyrat.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›