E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në shitje shtëpia e Amy Winehouse, 2.7 mln paund

Pamje nga shtepia e Amy Winehouse

Shtëpia ku u nda nga jeta këngëtarja Amy Winehouse ka dalë në shitje për 2.7 milionë paund.

Babai i këngëtares që vdiq gushtin e kaluar, Mitch ishte shprehur më parë se ai nuk kishte dëshirë ta shiste, pasi kërkonte ta kthente në një qendër bamirësie me emrin e vajzës së tij të ndjerë, por tani duket se familja ka ndryshuar mendje.

Një zëdhënës i ka thënë The Sun se Mitch ka vendosur ta shesë me keqardhje të madhe. Amy e ka dashur atë shtëpi, ka thënë ai, por asnjë prej familjarëve të saj nuk mund të jetonte aty.

Sipas burimit shtëpia nuk mund të mbahej e zbrazët duke paguar shpenzimet e mirëmbajtjes.

Është një vend i bukur ku mund të jetojë e lumtur një familje tjetër- citon The Sun.

Shtëpia ishte blerë nga Amy dhe Mitch  në vitin 2010 për 1.8 milionë paund. Sipas agjencive të pasurive të patundshme shtëpisë i janë bërë një serë rregullimesh, përfshirë një sistem të avancuar për dëgjimin e muzikës, sistemin e kamerave të sigurisë dhe një suitë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›