E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliq: Për Kosovën vendosim vetëm me referendum

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thënë se do të kërkojë nga partitë politike që të pajtohen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Pas betimit në postin presidencial, Nikolic u ka thënë gazetarëve se bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të vazhdojnë menjëherë dhe se të gjitha informatat për kushtëzimet eventuale nga Brukseli, do t'i ndajë me qytetarët serbë.

"Ajo që do të ndodhë në Kosovë, nuk është në duart e vetëm një partie politike, por në duart e të gjithë qytetarëve të Serbisë. Dhe, në lidhje me këtë, çfarëdo që të vendosim ne, ata do të vendosin në referendum", ka thënë Nikolic, siç transmeton REL.

Nikolic jep betimin presidencial

Presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka dhënë të enjten betimin e tij për president, para deputetëve të Kuvendit të Serbisë, në Beograd.

“Betohem se do t’ia përkushtoj të gjitha forcat e mia ruajtjes së sovranitetit dhe të tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë këtu edhe Kosovën, si pjesë përbërëse e saj”, theksoi, mes tjerash, Nikolic në betimin e tij.

Po ashtu, presidenti i ri serb u zotua se do të respektojë të drejtat dhe liritë qytetar të të gjithë shtetasve të Serbisë, si dhe Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë në fuqi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›