E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në shpejtësinë e pestë

Seria e pestë “Fast Five” që është seria e pestë e filmit “Fast & Furious” erdhi në vitin 2011 si një flm dinamik dhe plot aventura të aktorëve Vin Diesel dhe Dwayne Johnson. Filmi do të jetë në DigiGold gjatë netëve festive.

Në një pikë kthese gjatë një kacafytjeje në mes të dy kolosëve të cilët shtyhen në “Fast Five”, Dwayne Johnson e heq jelekun e tij antiplumb në frymën e një zotëriu të shekullit të XVII që e heq korsetin e vet.

Personazhi i tij, një ngucakeq profesional i quajtur Hobs, sapo e ka gjetur binjakun e tij të keq, i cili po ashtu është i arratisur, Domin tashmë të njohur nga “Fast and Furious” i cili luhet nga Vin Diesel.

Ata janë të shpejt dhe po ashtu janë të nxehtë në kokë dhe derisa ata kacafyten duke kapur muskujt e njëri tjetrit në ekran shkëlqejnë kokat e tyre tullace. Gjatë filmit Domi flet pak sepse në fund të fundit fjalët për të janë të tepërta. Ai flet më shumë me grimasa, shtrëngime muskujsh, shikim të thellë… kur Domi e përmbledh shikimin të gjithë dëgjojnë.

“Fast Five” është pjesa e pestë në këtë seri filmash e cila ka mbijetuar gjatë.

Në këtë film gjërat ndodhin dhe ku ato i sfidojnë ligjet e gravitetit dhe të narracionit skenik. Dy makina bëjnë garë me një precizitet koreografik nëpër rrugët e dendura të Rios dhe çuditërisht ata nuk e shkelin as edhe një njeri të vetëm në rrugë.

Personazhet madje mund edhe të ngjallen nga të vdekurit siç është rasti me personazhin Han (Sung Kang) i cili u vra në filmin e kaluar “Tokyo Drift”.

Ky film është realizuar në atë formë që njerëzit gjatë tërë filmit, tërë kohën të klithin dhe të mendojnë pak dhe e paraqet një ekzemplar tipik të kalkulimit komercial të industrisë filmike.

Aty kombinohen larushia demografike me motorë të fuqishëm, njerëz të mëdhenj, makina që përplasen dhe femra promenadash që janë aty për tu shikuar por jo për tu prekur.

Në këtë pikë si duket producenti ka pasur kujdes që filmi të jetë i pranueshëm për audiencën mbi 13 vjet.

Për të gjithë adhuruesit e aksionit dhe makinave të shpejta ky film është diçka që duhet të shikohet patjetër. Dhe ven për netët festive në DigiGold.

-------

FAST FIVE

Regjia: Justin Lin; skenari: Chris Morgan, bazuar në karaktere te Gary Scott Thompson; drejtor i fotografisë: Stephen F. Windon; montazha: Christian Wagner, Kelly Matsumoto dhe Fred Raskin; muzika: Brian Tyler; dizajner: Peter Wenham; kostmografia: Sanja Milkovic Hays; producentë: Neal H. Moritz, Michael Fottrell dhe Vin Diesel; Distributor: Universal Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë e 3 minuta.

Aktorë: Vin Diesel (Dom Toretto), Paul Walker (Brian O’Conner), Jordana Brewster (Mia Toretto), Tyrese Gibson (Roman Pearce), Sung Kang (Han), Gal Gadot (Gisele), Elsa Pataky (Elena), Chris Bridges, a k a Ludacris (Tej), Tego Calderón (Leo) , Don Omar (Santos), Matt Schulze (Vince), Joaquim de Almeida (Reyes) dhe Dwayne Johnson (Luke Hobbs).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›