Në shtator shtohen takimet e bisedimeve

Procesi i bisedimeve pritet të përshpejtohet në këtë vjeshtë. Kjo ka qenë deklarata Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhënë mediave serbe.
“Ndonëse institucionet e Bashkimit Evropian ndodhen në pushim kolektiv veror, takimet mes grupeve punese të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbahen sipas planit”, ka konfirmuar zyrtarja e Bashkimit Evropian.
Takimi i radhës mes kryeministrave të vendit pritet të mbahet më 27 gusht. /Indeksonline/