E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turku me tri martesa kërcënon shqiptaren

Një 42-vjeçare ka kërkuar urdhër mbrojtje në Gjykatën e Tiranës nga ish-bashkëjetuesi i saj turk, i cili gjatë raportit me të kishte tri martesa paralele në Holandë dhe Turqi. E dëmtuara me inicialet S. M. ka pretenduar se ishte kërcënuar me jetë nga ish-partneri i saj, Akdogan G. 47 vjeçar, me të cilin kishte pasur një raport njëvjeçar.

Si raporton Panorama, në gjykatë 42- vjeçarja është shprehur se turku i kërkonte asaj të rindërtonin marrëdhënien e tyre dhe se do ta vriste nëse ajo lidhej me njeri tjetër. Episodi i fundit para se e dëmtuara të kërkonte mbrojtje është shënuar në qershor të këtij viti. Sipas pretendimeve të S. M., shtetasi turk e ka ndaluar atë në rrugë, ku e ka kërcënuar me jetë, i ka thyer telefonin dhe e ka tërhequr zvarrë.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës lëshoi urdhër mbrojtje për 42-vjeçaren. Sipas këtij vendimi, Akdogan G. nuk duhet ta kërcënojë, kontaktojë apo t’i afrohet më shumë se 100 metra ish-bashkëjetueses së tij./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›