E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në shtrat me Ritën

Rita Ora, ka ftuar fansat e saj në dhomën e gjumit në një fotosesion  të ri.
Këngëtarja 22 vjeçare, është futur mes çarçafëve për revistën "Out", e veshur me pizhama të pazakonta dhe një këmishë ngjyrë ari.



Në një tjetër fotografi, realizuar për edicionin e muajit shkurt, ajo shfaqet me të njëjten bluzë, por këtë herë veshur me pantallona me ngjyra të kombinuara.



Pavarësisht imazhit të saj joshës, këngëtarja britanike pranon se ajo mbetet një "tomboy" në zemër dhe ende është duke u mësuar të ecë me taka të larta.

Në këtë intervistë,  Rita nderoi figurën e Jay-Z për formimin e karrierës se saj, ndërsa ajo po përgatitet për të hedhur në treg albumin e parë në SHBA.
Manjati i hip-hopit  ka nënshkruar kontratë me këngëtaren e re, si pjesë e "ROC Nation" në vitin 2009 dhe ai mbetet një figurë e rëndësishme në jetën e Ritës. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›