Politikanët shqiptarë, ngjyrosin flokët?

Mosha mesatare e politikanëve shqiptarë është 40-45 vjeç. Kështu pjesa më e madhe e tyre përveç punëve të rëndësishme përballen çdo ditë edhe me shenjat e para të plakjes, me rrudhat e thinjat.
Për këtë arsye deputetët dhe ministrat frekuentojnë rregullisht parukeritë, shkurna B;uetooth, duke shtuar se ka nga ata që shpesh shfaqen në ekran me thinja, dhe papritur thinjat zhduken.
Ka dhe nga ata që në periudha të ndryshme, i shohim me nuanca të ndryshme flokësh që shpesh variojnë nga ngjyra kafe, tek gështenja dhe tek e zeza.
Edhe në këtë rast “të djathtët” janë në avantazh. Pasi përfaqësuesit politikë të “Partisë Demokratike”, kujdesen më shumë për veten se ata të “Partisë Socialiste”. Pjesës më të madhe të “djemve” të PS-së, u janë zbardhur flokët, dhe ata duket se as që kanë ndërmend të bëjnë ndryshime. /Indeksonline/