E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në spital ministri gjerman i Financave, Shaubel

Kishte mbërritur në oborrin e pallatiti të Këshilit të Bashkimit Evropian për të marrë pjesë në samitin delikat të EKOFIN, e organizuar për të hartuar një plan shpëtimi për zonën euro. Por 67 vjecari, ministri gjerman i financës Volfang Shauble, i cili që nga viti 1990 ndodhet në një karrige me rrota si pasojë e sulmit nga ana e një personi me të meta mendore, nuk arriti të zbresë nga automjeti i tij, pasi u ndje keq dhe u dërgua menjëherë në spital.

Shkaku i problemit ishte alergjia ndaj mjekimit të ri. Ai ndodhet ende i shtruar në nëj spital të Brukselit. Edhe pse zëdhënësi i tij këmbëmgul se Shauble ëshët në gjendje të mirë shëndetësore kjo nuk është hera e parë që minsitri gejrman ndihet keq, që pas lryerjes së një operacioni në fillim të vitit. Në mbledhjen e radhës në Bruksel ai është zëvëndesëuar nga ministri i jashtëm gjerman.

Dorina Gusmari < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›