E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kriza në psiqikën e opozitës

Kryeministri Berisha u përsëriti thirrjen socialistëve që të heqin dorë nga pretendimet për hapjen e kutive të 28 qershorit. Ai u shpreh se “kriza ekziston vetëm në psiqikën e Partisë Socialiste, pasi Shqipëria është në ndërtim dhe jo në krizë”. I ndodhur në Paskuqan, për përurimin e segmentit të parë të unazës, si dhe të fazës së parë të ujësjellësit, kryeministri i ka bërë thirrje deputetëve socialistë të ndërpresin grevën, pasi nuk ka asnjë krizë për tu zgjidhur.

“Ka nga ata te cilet nga mengjesi deri ne darke u bien sirenave te krizes. Mos bejne rolin e atyre qe kane sy dhe nuk shikojne se ajo eshte absolutisht marrezi. Cfare do tu thoni ju qytetareve shqiptare kur me daten 1 korrik do te njohin rritjen me te madhe te rrogave dhe pensioneve. A kuptoni ju qe kriza zhvillohet vetem ne psiqiken tuaj. Dilni nga kafazi, dilni nga kutia dhe njihni Shqiperine qe ecen”, tha Berisha.

Duke përmendur rritjen e rrogave dhe pensioneve, Berisha nënvizoi gjithashtu se opozita nuk duhet të bëjë rolin e asaj që nuk shikon... Duke folur për procesin e integrimit, kreu i qeverisë u shpreh ndër të tjera se ideali i Shqipërisë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se rruga drejt Evropës nuk ka qenë e lehtë.

Guina Hoxha < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›