Në studion e skulptorit Thanas Papa, i biri, Besarti ka trashëguar pasionin dhe talentin e të atit

Thanas Papa ka qenë mjeshtër i skulpturës i cili për vite me radhë ka ndërtuar një fond të pafundmë punimesh, deri në çastet e fundit të jetës artisti iu dedikua pasionit të tij, të cilin sot e ka trashëguar i biri i tij .
Është ndër të parat atelie të ndërtuara për punime artistike që në vitet 1958, e cila i përkiste skulptorit të ndjerë Thanas Papa, e teksa sot për të kujdeset i biri i cili edhe ka trashëguar pasionin e të atit. Studio përmban një fond të pafundëm të punimeve të artistit i cili jetën ja dedikoi kryesisht skulpturës.
Në një intervistë për RTSH, i biri i Thanasit, Besarti duke treguar historinë e familjes së tij na thotë se është kujdesur që emri i babit të tij të jetësohet dhe historinë e tij ta njohin të gjithë, duke e kthyer atelienë në një muze i cili çdo ditë e më shumë po vizitohet nga turistë të cilët janë kureshtarë të zbulojnë një copëz të historisë së atyre viteve.
“E veçanta është se kjo është studio e parë në Shqipëri e ndërtuar për këtë qëllim. Është një godinë që është paracaktuar nga qeveria e asaj kohe në 1958 për tu ndërtuar si atelie pune skulpturë” u shpreh Besarti
Besarti tregon se rruga drejt skulpturës ka ardhur natyrshëm tek ai, pasi qëndronte çdo ditë në studio pas të atit.
“Turistët janë shumë të habitur. Unë i tregoi historinë e Thanasit, periudhën kur ai ka punuar dhe zhvilluar aktivitetin që është një pjesë e historisë së artit shqiptar”
Galeria e Kompozimeve të skulptorit është e pafundme, por ai e nisi dhe e mbylli karrierën me figurën e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.
“Ai bëri rreth 26 kompozime të figurës së Skënderbeut.
Mesa duket pasioni për skulpturën do të vijojë në familjen Papa, pasi edhe vajza e Besartit dëshiron të ndjek të njëjtën rrugë.