Ne, të Indinjuarit e Tiranës
Nga Eljan Tanini*
Më datën 11.11.2011 nga ora 12:00, ne, një grup të rinjsh vendosëm të zaptojmë Pedonalen, rrugën Murat Toptani. Me shumë probleme të policisë, e cila e kufizoi orarin, protesta ashtu kështu u bë.
Një protestë, e cila ishte më shumë vizuale, por që në thelb mbart reflektimin apo edhe të folurin në grup kundrejt të gjithë qytetarëve që afroheshin; duke treguar për njerëzit që kalonin atje ato reflektime që u folën por edhe ato që qytetarët kishin interes të dëgjonin. Pak-kush e di, që edhe në Shqipëri ka një grup të rinjsh të indinjuar. Madje, që dalin në rrugë me kitara që recitohet Migjeni, por edhe qe lexohet Konica. Një stil proteste që tregon se edhe romancat e revolucionarëve romantikë nuk kanë humbur.
Nëse nuk ka asnjë mënyrë për të dalë pastër në rrugë, kjo është ajo që mund të bëjmë për më të mirën tonë, pavarësisht se këto mund të shihen si gjëra të vogla.
E pse të jemi të kënaqur me kaq?! Shohim që vetëm në shtëpitë SALISTANASE, ka tashmë para. Por ne vuajmë nga frika e të protestuarit. Unë nuk ndihem qytetar i këtij shteti. Sepse unë i jap shtetit, po shteti çfarë më jep mua? Asgjë, asgjënë që përpiqen ta bëjnë gjë. Pushteti lufton për interesat e veta, po ne, pse mos luftojmë për interesat tona?!
Zaptoni Tiranën.
*Autori është një nga organizatorët e lëvizjes OCCUPY në Tiranë
OCCUPY TIRANA
Ne do të protestojmë sipas mënyrës tonë për:
- Problemet e arsimit
- Problemet e mjekësisë
- Kundër shndërrimit të vendit në kosh plehrash
- Vrasjen e vetëdijes qytetare në Shqipëri
- Kaosin urbanistik në qytet
- Të ashtuquajturën demokraci shqiptare