Një vend pa bulona
Vargje nga Arben Duka
Mund të ngresh pallate,
Sështë ndonjë hata,
Po shtetin në këmbë,
Tjetër gjë e mba!
Mund të ndërtosh rrugë,
Edhe të mëdha,
Po shtetin në këmbë,
Dhe kjo gjë se mba!
Gjithë ekonomia,
Do qe anemike,
Po ta mbanin vetëm,
Shërbimet publike!
Që të mos ju lodh,
Me vargjet e mia,
Një vend rri në këmbë,
Veç nga industria!
Se ajo prodhon,
Pare dhe flori,
Dhe nga një vend pune,
Hap për çdo njeri!
Fabrikat uzinat,
Ishin radhë-radhë,
Po falangat blu,
I kthyen gërmadhë!
Anë e kënd minierat,
Burim i pasosur,
Po në fund të tokës,
Tani janë fundosur!
Nga minierat mbahej,
Gjysma Shqipëri,
Me dhjetëra qytete,
Dhe mijëra shtëpi!
Kur u shkatërruan,
Kishte një qëllim,
Të vlenin dy pare,
Në privatizim!
Çfarë ndodhi këtu,
Në kapitalizëm,
Sqe privatizim,
Po kanibalizëm!
Çishte e të gjithëve,
Dhe çfarë kish natyra,
E rrëmbyen vetëm,
Pesë duar të ndyra!
Natë e ditë Saliu,
Flet e bubullon,
Po këtu sprodhohet,
Më asnjë bulon!
Vijon nesër