Në telekomin e Kosovës, shtohet 30 për qind numri i kërkesave për internet

Prishtinë, 15 gusht - Gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010, Telekomi i Kosovës ka arritur të rrisë numrin e konsumatorëve të shërbimeve për transmetim të të dhënave, përkatësisht internetit me një rritje të ndieshme prej 28.52 për qind, thuhet në një komunikatë të Departamentit për Komunikim të PTK-së. Si rrjedhojë e kësaj, Telekomi i Kosovës ka arritur të plotësojë kërkesat e rritura të konsumatorëve për
trafik të përgjithshëm të internetit nga 0.7 GB/s në fund të vitit të kaluar, në 1.6 GB/s në fund të korrik të vitit 2010.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në vitin 2010 kemi 29.6 për qind më shumë instalime të reja, respektivisht konsumatorë të rinj. Duke marrë parasysh të gjitha këto, Telekomi i Kosovës ka arritur të ketë një rritje të lehtë të të hyrave financiare.
Gjithashtu, falë zgjidhjes më të shpejtë të rasteve nga njësitë e Telekomit të Kosovës, kryesisht të pengesave teknike, raporti i thirrjeve të konsumatorëve në Qendrën e Thirrjeve, ka rënë dukshem në këtë periudhë kohorë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u minimizuar në shifrën 10 për qind. Lidhur me pengesat teknike dhe kohëzgjatjen e sanimit te tyre, trendi ka qene tejet
pozitiv në vitin 2010 e posaçërisht në muajt maj, qershor dhe korrik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Për dallim nga vitet e kaluara kur ka pasur ngecje në sanimin e pengesave të ndryshme deri në 100 ditë, në këtë vit numri më i madh i tyre është sanuar brenda periudhës 1-7 dite, përkatësisht 80 për qind e tyre, derisa në muajit qershor-korrik të këtij viti përqindja më e madhe e pengesave
teknike është sanuar brenda 24 orëve, thuhet në komunikatë.