AAK të mërkurën paraqet dëshmitë për bisedimet sekrete

Prishtinë, 15 gusht - Zyrtar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë paralajmëruar se të mërkurën e ardhshme do t’i bëjnë publike dëshmitë për deklarimet e bëra ditë më parë për zhvillimin e bisedimeve sekrete mes zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Avni Arifi, anëtar i kryesisë së AAK-së, gjatë një konference me gazetar, ka thënë të dielën se AAK-ja është shumë e vetëdijshëm për gjërat që ka thënë dhe shqetësimin e ngritur, se ka biseda të fshehta mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo është bërë me qëllim që të tregohet së është Qeveria ajo që ka sekrete, e jo AAK-ja, ka raportuar Kosovapress .
“Ne kemi dashtë të flasim për një sekret të Qeverisë me i dhënë hapësirë të mjaftueshme Qeverisë që të sqarojë se pse kanë ndodhur takime të tilla, dhe Qeveria e Kosovës e keni parë që në asnjë moment, nëse e shikoni, në asnjë moment nuk e ka refuzuar vërtetësinë e takimeve, mirëpo kanë bërë tërheqje taktike, apo kanë folur se nuk do të bisedojnë kurrë për veriun apo të ngjashme. E dimë jemi të vetëdijshëm se çka kemi thënë, natyrisht po të mos kishim argumente ne nuk do të kishim hyrë në të këtë punë”, ka thënë ai
Sipas Kosovapress, Arifi e ka kundërshtuar fuqishëm ndryshimin e pakos së Ahtisarit dhe zgjedhjen e statusit të Veriut përmes një statusi special, e cila është përfolur ditëve të fundit. Sepse sipas tij, pakoja e Ahtisarit ka qenë kompromis i Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, dhe ai ka kërkuar implementimin e plotë të kësaj pakoje.
Shqetësim tjetër që ka shfaqur Arifi, ka qenë edhe privatizimi i PTK-së, çështje e cila sipas Arifit është bërë në kundërshtim me të gjitha zotimet e më hershme dhe për këtë ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, anulimin e tenderit dhe që të respektohet procedura e rishqyrtimit të strategjisë së privatizimit të PTK-së në Kuvendin e Kosovës.