E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne treg Varri i pagezimit roman nga Artan Mullaj

Tirane 8 tetor NOA Milena Selimi - Sapo eshte hedhur ne treg nga shtepia botuese Toena romani i katert i shkrimtarit Artan Mullaj. Nje roman per nje ngjarje te vertete ndodhur 264 vjet me pare ne malesite e qytetit te Korces.

Kater pjesetare te nje familje u gjeten te pajete nga banoret ne banesen e tyre. Nje nene nje foshnje dhe dy pleqte e shtepise vdiqen brenda nje dite.

Ne Janar te vitit 1746 nje nene e re e krishtere u kthye ne shtepi e pikelluar me foshnjen ne krahe pa mundur ta pagezoje femijen e saj ne kishen greke te Engjellit Mihail qe ndodhej ne lagjen Grekas.

Pagezimi ishte refuzuar ne momentin e fundit dhe femija lakuriq nuk u lejua te futej ne kazanin e shenjte nga urata per shkak se kisha greke kish ndryshuar ligjet e pagezimit Papritur banoret e zones nuk mund te pagezoheshin me ne gjuhen shqipe sepse rregullat e reja kerkonin qe rriti i shenjte te behej vetem ne gjuhen greke.

Ky eshte vetem fillimi i tragjedise. Femija vdes nga i ftohti dhe nena dhe gjysherit e tij nga pikellimi. Te kater trupat u varrosen bashke ne te njejtin varr i cili u quajt Varri i Pagezimit.

Por historia nuk mbaroi ketu. Disa kohe mbas kesaj tragjedie ne themelet e gurta te nje kishe u gjend e masakruar njera nga murgeshat greke qe Patriarkana kish derguar ne Vithkuq per tu edukuar grarise se qytetit zakonet e ortodoksise. Misteri u err edhe me kur ne te njejten kohe dhe ne te njejtin vend u gjend i vrare edhe prifti qe kish ndaluar pagezimin e foshnjes.

Nje kohe te gjate ne qytet mbreteroi pasiguria ndersa vetedija e njerezve sundohej nga tmerri qe sillnin ngjarje anesore te cilat edhe kur skishin lidhje me besimin e tyre me Varrin e Pagezimit apo me vrasjen e klerikeve perceptoheshin si te tilla dukej se gjithcka ndodhte ose ne sherbim te nje qellimi qiellor qe perendia e kish hedhur per te paralajmeruar kushedi cfare ose me keq akoma gjithcka po ndodhte rrotull atje sishin vec shkreptima te fatalitetit.

Midis njerezve te asaj kohe qe guxuan te kuptojne vullnetin e Zotit ishte edhe At Vasili nje klerik fisnik shqiptar me nje titull te larte Ambasador shetites i ortodoksise. Por as At Vasili i cili sherbente gjithashtu ne Mitropoline e qytetit te Vithkuqit as pasardhesit e tij niper klerike qe e kishin hetuar gjithashtu thellesisht misterin e kesaj ngjarjeje nuk kishin mundur te zbardhnin te verteten e frikshme. Kush ishte arsyeja e vertete qe nuk u lejua te pagezohej femija Kush ishte roli i priftit tinezar qe kish vulosur me doren e tij tragjedine e cila konkurronte edhe fabulat me te dhimbshme te Shekspirit Kush i vrau kleriket dhe cfuqi cmister cfryme drejtonte zhvillimet ne nje drejtim te caktuar te ciles i mungonte ate kohe logjika civile A kishte organizata mistike qe nen pelerinen e zeze te fatkeqesise krijonin strategji me te tmerrshme akoma duke e perdorur pagezimin e pabere si alibi te qellimeve te tyre te erreta te nje sundimi jashtenjerezor qe nuk duheshin mesuar perjetesisht nga askush

264 vjet me vone nje njeri do te filloje hetimet per te zbuluar misterin e vjeter qe rritej e rendohej me kalimin e kohes. Ky eshte Mitro Filipi shkrimtar i njohur ster-ster nipi i fundit i At Vasilit legjendar qe kish shpenzuar me kot jeten dhe fantazine e tij per te zberthyer enigmat.

Duke hyre thelle ne histori duke sfiduar rrenimin e kohes dhe brishtesine e kujteses kolektive Mitro Filipi papritur zbuloi dicka po aq te frikshme sa tragjedia. Shkrimtari u ndje i rrezikuar sapo kuptoi qe si askush tjeter ne planet ishte afruar prane te vertetes rreqethese te Varrit te Pagezimit veshtire kjo e vertete te mund te durohej nga shpirti i tij.

Autori Artan Mullaj ka lindur ne qytetin e Korces. Ne vitin 1991 perfundoi studimet ne Universitetin e Tiranes ku u diplomua si inxhinier elektrik per energjetiken. Ne vitin 1992 emigroi ne Itali e me pas ne Greqi ku konkurroi dhe fitoi te drejten e studimeve ne institutin KARAPIPERIOS te artit bizantin figurativ ne degen e ikonografise. Ne vitin 1996 u diplomua si piktor ikonograf dhe fitoi te drejten e ushtrimit te ketij profesioni. Ka realizuar ne vazhdim piktura murale ne 17 kisha te reja ortodokse ne qytete te ndryshme te Greqise midis te cilave objekte te tilla te rendesishme si katedralen e qytetit te Katerines dhe Selanikut.

Ne te njejten kohe ka ndjekur seminare gazetarie dhe eshte angazhuar me shkrime te ndryshme analitike ne media te ndryshme shqiptare dhe evropiane. Ne vitin 1997 u publikua romani e tij i pare Pa ty i cili u mireprit nga publiku shqiptar ishte ne krye te shitjeve per disa muaj ne Tirane ku edhe u ribotua. Ky roman u vleresua nga shkrimtare te njohur si Ismail Kadare Dritero Agolli Kico Blushi etj. Ne vitin 2000 botoi romanin e dyte Fundi i botes. Ne vitin 2002 perkthehet ne greqisht dhe botohet ne Selanik romani i tij i pare Pa ty qe u prit mire e beri jehone gjithashtu ne Greqi. Ne vitin 2007 botoi romanin e trete Boshlleku i mungeses tende. Varri i pagezimit eshte romani i tij i katert.

Milena Selimi/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›