E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llosa Nobel me sinqeritet politik

Peruani Mario Vargas Llosa fitoi cmimin Nobel 2010 ne letersi. Te enjten Akademia Suedeze nderoi nje nga autoret spanjishtfoles me te njohur ne bote si dhe nje aktivist i sinqerte politik i cili nje here ishte afer zgjedhjes si President i vendit te tij ne nje kohe mjaft te trazuar

Peruani Mario Vargas Llosa fitoi cmimin Nobel 2010 ne letersi. Te enjten Akademia Suedeze nderoi nje nga autoret spanjishtfoles me te njohur ne bote si dhe nje aktivist i sinqerte politik i cili nje here ishte afer zgjedhjes si President i vendit te tij ne nje kohe mjaft te trazuar.

Vargas Llosa 74 vjec ka shkruar me shume se 30 romane drama dhe ese duke perfshire Dialog ne katedrale dhe Shtepia e gjelber kjo e fundit e perkthyer ne shqip nga Nasi Lera botimet Dudaj. Ne vitin 1995 ai fitoi cmimin Servantes nderim per letersine spanjolle qe mbahet si nje nga cmimet me prestigjioze letrare ne Spanje.

Une jam shume i befasuar nuk e prisja kete - eshte shprehur per Radion Kombetare Spanjolle Llosa duke shtuar se mendonte se mund te ishte nje shaka kur e therriten ne telefon. Kishte vite qe kur emri im ishte permendur - shtoi ai. Kjo ka qene sigurisht nje befasi totale nje surprize shume e kendshme por megjithate nje surprize. Akademia Suedeze tha se e nderuan ate per ndarjen dhe pershkrimin e struktures se pushtetit dhe imazhet e gjalla te rezistences individuale protestes dhe humbjes. Sekretari i Perhershem i Nobelit Peter Englund e quajti ate nje tregimtar me talent hyjnor shkrimet e te cilit prekin lexuesit.

Librat e tij jane shpesh shume te nderlikuar ne perberje te pasurit perspektiva te ndryshme zera te ndryshem dhe ne vende te ndryshme kohe - tha Englund. - Ai eshte duke e bere letersine ne nje menyre te re ka ndihmuar zhvillimin e artit te tregimit. Vargas Llosa eshte i pari amerikano-jugor qe fiton cmimin prestigjioz te Nobelit me vlere financiare prej 1.5 milione dollaresh qekur fitoi kolumbiani Gabriel Garcia Marquez ne vitin 1982.

Te dy kane qene prej kohesh rivale dhe pas shpalljes se Marquezit u deklarua Tani jemi edhe ne ne spanjisht.

Ne gjashte vitet e meparshme Akademia ka vleresuar pese evropiane dhe nje turk me Nobel ne letersi duke shkaktuar kritika se kjo ishte shume eurocentrike. Cmimi vitin e shkuar iu dha shkrimtares gjermane Herta Mueller.

Vargas Llosa eshte permendur per nje kohe te gjate si nje kandidat i mundshem per Nobel - nderkohe ai ka fituar disa cmime prestigjioze ne letersi ne boten perendimore dhe veprat e tij jane perkthyer ne 31 gjuhe perfshire gjuhen kineze kroatishte hebraishte dhe arabisht.

Menyra e tij e te shkruarit eshte admiruar pothuaj ne te gjithe Ameriken Latine por drejtimi i tij gradual nga e majta ne drejtim te tregut te lire kapitalist e ve ate ne kundershtim me shumicen dhe pjesen tjeter te elites intelektuale.

Vargas Llosa u armiqesua me venezuelasin majtistin Presidentin Chavez Hugo dhe shpesh ngaterrohej me Fidel Castron. Ai thuhet se nuk ka folur me dekada me Garcia Marquez nje ish-mik i cili mbetet i afert me Castron.

Ai madje u inatos edhe me mikun e tij te qendres Octavio Paz i laureuar me vone me Nobel ne letersi ku me ironi e pershkruan sistemin politik te Meksikes - e cila ishte e dominuar ne kete kohe nga nje parti e vetme - si diktature e persosur.

Ne nje incident te njohur ne Meksike ne vitin 1976 Vargas Llosa grushton Garcia Marquez te cilin ai me vone e tallte si servil i Castros. Kjo histori - qe i nxiu syte Marquezit dhe ky i fundit iu fsheh mediave dhe cdo daljeje publike - kurre nuk u qartesua nese ishte nje lufte mbi politiken ose mosmarreveshje personale.

Akademia Suedeze ka qene akuzuar me pare per favorizim te shkrimtareve te majte edhe pse paneli me 16 anetare tha se vendimet jane marre vetem mbi bazen e meritave letrare.

Vargas Llosa ka lektuar dhe ka dhene mesim ne nje numer universitetesh ne SHBA Ameriken Jugore dhe Evrope dhe kete semester ka qene ne Universitetin Princeton New Jersey.

Nje nga anetaret e Universitetit te Princetonit laureuar dhe ky me Nobel Toni Morrison vleresoi zgjedhjen e Lloses si nje zgjedhje e shkelqyer.

Jonathan Galassi botuesi i Vargas Llosa ne SHBA Farrar Straus amp Giroux e quajti ate nje nga shkrimtaret me te medhenj ne bote - kampion i paarritshem i lirise njerezore. Vargas Llosa u shfaq si nje udheheqes ne mes te ashtuquajturit Boom ose Vala e re e shkrimtareve te Amerikes Latine duke shperthyer ne skenen letrare ne vitin 1963 me perurimin e romanit The Time of the Hero qe bazohet ne pervojen e tij ne akademine ushtarake peruane.

Libri fitoi cmimin e kritikes spanjolle dhe terboi akademine ushtarake te Peruse. Nje mije kopje te romanit u dogjen me vone nga autoritetet ushtarake ku disa gjenerale e quajten librin genjeshter dhe Vargas Llosen nje komunist.

Akademia ushtarake ishte si zbulim i ferrit tha Vargas Llosa me vone.

Ne moshen 15-vjecare ai ishte reporter krimesh ne gazetat e mbremjes. Akoma ne adoleshencen e tij ai u bashkua me celulen komuniste dhe u arratis me te dashuren e tij e tij 33-vjecare Julia Urquidi - kunata e xhaxhait te tij boliviane. Ai me vone u frymezua nga martesa e tyre nentevjecare per te shkruar romanin e tij komik Aunt Julia and the Scriptwriter.

Pasi ata u divorcuan Vargas Llosa ne vitin 1965 u martua me kusheriren e tij te pare Patricia Llosa 10 vjet me e re dhe se bashku paten tre femije.

Ne vitin 1970 ai denoncoi Kuben e Castros dhe ngadale iu kthye trajektores se tij politike ne drejtimin e konservatorizmit. Vargas Llosa e terhoqi frymezimin nga atdheu i tij Peruja por preferoi te jetonte jashte vendit ne mergim duke vetimponuar ekzilin per vite te tera.

Ne vitin 1990 ai kandidoi per President ne Peru me tezen e pro-biznesit ne kulmin e kryengritjes se pergjakshme te Maosizmit por humbi zgjedhjet perballe akademikut te panjohur Alberto Fujimori.

I deshperuar nga miratimi i gjere qe publiku i dha sundimit te hekurt te Fujimorit Vargas Llosa perseri la vendlindjen e tij dhe mori nenshtetesi spanjolle duke jetuar ne Madrid dhe Londer. Por ai ka mbajtur nje apartament ne kryeqytetin peruan duke qendruar larg vemendjes publike sa here kthehej ne shtepi derisa ne kohen kur Fujimori u largua per ne Japoni ne vitin 2000 rrezuar qeveria per shkak te korrupsionit te madh brenda qeverise se tij.

Ne vitin 1994 Vargas Llosa u be shkrimtar i pare i Amerikes Latine i zgjedhur ne Akademine Spanjolle vend te cilin e mori ne vitin 1996.

Spanja ka qene shume bujare me mua - tha Vargas Llosa ne nje interviste ne radio Peru. - Kam shkruar dhe publikuar historite e mia te para atje.

Ashtu si shume laureate te cmimit Nobel mediat e huaja shkruajne se Vargas Llosa ka shkruar vepra qe autoritetet e vendit te tij nuk i vleresojne. Ketu kihet parasysh libri qe permendem me siper The Time of the Hero ku shkrimtari pershkruan nje nga pervojat e tij me te ashpra ne akademine ushtarake nje mije kopje te te cilit u dogjen. Disa nga veprat e tij me te njohura jane The Green House Conversation in the Cathedral Aunt Julia and the Scriptwriter A Fish in the Water a Memoir The Feast of the Goat dhe The Storyteller qe jane vleresuar per zbulimin pa hipokrizi shume shpesh te thenies ne sy te te metave te shoqerise peruane. Por ai gjithashtu ka prodhuar vepra me humor dhe histori detektive.

Viti 1960 eshte cilesuar si me i arti per krijimtarine e Vargas Lloses ku kritiket kane percaktuar se ne te njejten kohe shkrimtari ka qene me kritik ndaj politikes.

Llosa si Salman Rushdie beson se shkrimtari ka nje detyrim social per te marre pjese ne debatet politike duke marre anet dhe per te ndaluar boten se fjeturi.

Ndersa mediat shkruajne se Llosa u be i njohur per shkak te Marquezit te cilet u bene rivale. Ambicia e tij per tu bere shkrimtar ishte kunder babait te tij i cili e dergoi ate ne shkolle ushtarake. I larguar nga Peruja per nje kohe Vargas Llosa ka punuar si mesues gjuhe dhe gazetar ne France. Kur ai humbi zgjedhjet elektorale iu kthye te shkruarit. Ai beson se mund te permiresoje boten. Ai beson ne fuqine e rrefimit dhe fuqine e tregimit ne ndryshimin e botes. E nese ky eshte drejtimi i duhur une nuk e di - tha Englund Sekretar i Perhershem i Nobelit dje para mediave.

Vitin e kaluar ishte shkrimtarja rumune qe shkruan ne gjuhen gjermane Herta Mueller ajo qe mori Nobelin ne letersi. Mueller u vleresua per punen e saj te frymezuar nga jeta nen regjimin komunist te Nikolai Causheskut. Ne vitin 2008 cmimi Nobel per letersi shkoi te shkrimtari francez Le Clezio.

Mario Vargas Llosa Letersia pakenaqesi e shendetshme

Bisedoi Roberto Carnero LlsquoUnita

Nje liber i tij i ri do te botohet ne spanjisht ne nentor nderkohe edhe duke u perkthyer ne gjuhe te tjera. Mario Vargas Llosa ka fituar Cmimin Nderkombetar Viareggio-Versilia 2010. Shperblimi prestigjioz i jepet cdo vit sic thote rregullorja nje personaliteti me fame boterore qe ua ka kushtuar jeten kultures mirekuptimit mes popujve progresit shoqeror dhe paqes. E shkrimtari peruan sigurisht qe eshte njeri nga protagonistet e jetes kulturore dhe civile bashkekohore qe me se shumti eshte angazhuar ne keto tema. I lindur me 1936 ne Peru ka jetuar pastaj nje kohe te gjate ne Paris ku ka pasur mundesi te ballafaqohet me nga afer me traditen kulturore evropiane. Qe nga romani i pare Qyteti dhe qente ka shkruar nja tridhjete libra. I riu roman titullohet El sueno del celta.

Vargas Llosa a deshironi te na tregoni dicka paraprakisht per kete veper

Eumlshte nje roman historik ne te cilin kam punuar rreth tri vite. Eumlshte i ambientuar ne nje epoke ne te cilen filloi perdorimi ne shkalle nderkombetare i kaucukut qe merrej ne Kongo dhe ne pyjet amazonike. Per te mbajtur kontrollin e zonave ku nxirrej kjo substance kolonizatoret evropiane bene shfarosje te verteta ne mase ndoshta gjenocidet e para te medha te periudhes bashkekohore. Protagonisti i librit tim eshte nje personazh qe ka ekzistuar realisht Roger Casement diplomat britanik por edhe fshehtas indipendist irlandez. Ishte mik i Joseph Conrad te cilin e shoqeroi ne Kongo ne udhetimin qe me vone do te jete zanafilla e romanit lsquoZemra e erresires. Casement qe i pari ai qe i dokumentoi egersite e bera nga evropianet ne dem te popullsive lokale burimet themelore te te cilave deshironte ti shfrytezonte industria e asaj kohe. Por zeri i tij nuk qe degjuar perkundrazi qe heshtur. Me interesonte ta zhbej mitin e kolonializmit duke u nisur nga nje deshmitar i parehatshem.

Prore ju ia keni atribuuar letersise kete rol ta demistifikoje ekzistuesen. A besoni se edhe sot e kesaj dite letersia eshte ne gjendje ta korre nje sukses te tille

Mendoj se po bile jam i bindur per kete. Letersia ka nje detyre te pazevendesueshme civile do te guxoja te them politike. Librat romanet poezia rrisin fantazine imagjinimin do te thote shpirtin kritik te njerezve. Kur lexojme nje veper letrare zbulojme se bota nuk eshte e persosur por se perkundrazi eshte bere keq plot me padrejtesi me gjera qe nuk shkojne. Rrjedhimisht fillojme te behemi kritike ndaj asaj qe na rrethon. Letersia prodhon pakenaqesi por behet fjale per nje pakenaqesi te shendetshme ngase i paraprin nje ndryshimi. Prandaj diktaturat gjithmone jane munduar ti mbajne nen kontroll prodhimin letrar dhe shkrimtaret.

Statistikat thone se ata qe lexojne me se shumti jane femrat. Si e shpjegoni

Me gjase femrat jane me inteligjente se ne meshkujt dhe kuptojne se eshte e duhur dhe e rendesishme ti kushtohet kohe nje aktiviteti si leximi qe ne pergjithesi eshte quajtur clodhje argetim pra dicka jo esenciale. Mbase femrat e kuptojne se perkundrazi gjerat nuk qendrojne ashtu dhe se nese nuk ushqehemi me dicka shpirterore qe shkon pertej hiperspecializmit dhe manise teknologjike qe mbreterojne sot rrezikojme te behemi barbare. E nese te vetmit ose kryesisht qe lexojne jane femrat atehere rrezikojme te shkaktojme edhe nje carje te thelle mes botes femerore dhe botes mashkullore kjo e fundit gjithmone e paafte per nje komunikim autentik.

A ekziston nje kriter specifik per letersine jugamerikane

Eumlshte e qarte se letersia ballafaqon probleme qe jane problemet e shoqerive te ndryshme ne te cilat lindin librat e ndryshem. Por nuk do te thosha se ekziston nje specificitet tipikisht jugamerikan. Ndoshta ne krahasim me Evropen te ne ekziston ideja se librat mund te jene te dobishem per tu ballafaqua me jeten per ti zgjidhur problemet e perditshme. Ndersa ne Evrope sot mbizoteron nje konceptim me lucid i letersise qe eshte rezultat i kultures postmoderne. Nje tendence kjo e fundit me pak e pranishme te ne.

Ne fund te viteve lsquo80 ju jeni futur ne politike. A valle shkrimtari ka vendosur ti njollose duart

Vendimi i angazhimit politik ka qene nje tentative per te qene i dobishem per vendin tim ne nje moment kur e shihja ne rrezik demokracine e tij te brishte. Organizata marksiste-maoiste e markes terroristike lsquoShtegu i ndritshem po mbillte ne Peru dhune e gjak. Nuk jam politikan me profesion si kam ato karakteristika jo rastesisht qeshe mposhtur ne zgjedhjet presidenciale me 1990. Por mund te them se per mua ato vite te politikes aktive kane qene mjaft instruktive ngase kam mundur ti kuptoj nga brenda disa mekanizma te politikes konkrete nje gje qe shkrimtaret shpesh tentojne ta idealizojne ose ta shohin ne menyre vetem teorike.

Cili eshte vendi juaj ideal

Nje vend ku liria po them liria e tregut liria e shprehjes garancite demokratike te bashkohet me drejtesine sociale. Marksizmi dhe liberalizmi nuk jane ne gjendje te arrijne vetem dicka te tille. Ideal do te ishte nje sistem i integruar.

Nuk rrezikon te jete nje utopi

Nuk besoj ngase dicka e ngjashme eshte realizuar ne disa vende te Evropes se veriut po mendoj per shembull per Suedine qe ka ditur te kaloje nga socializmi ne liberalizem duke i ruajtur aspektet pozitive te sistemit te pare arsimim dhe shendet publik nje sistem te mire pensionistik kujdes i shtetit per shtresat me te dobeta te shoqerise. Por edhe ne Ameriken Latine Kili do te mund te ishte nje rast per tu cituar ne lidhje me kete. Sot jetojme ne nje epoke ku njerezve iu eshte dhene mundesia te zgjedhin nga kush dhe si te qeverisen. Duhet qe qytetaret te dine ta shfrytezojne sic eshte me se miri kete mundesi te madhe.

Ju ne te kaluaren keni qene afer Fidel Castros per te kaluar me vone ne kritika te ashpra ndaj Lider Maximo. Cka keni kuptuar per Kuben

Ne vitet lsquo50 e shikova me shume entuziazem rezistencen e Castros kunder diktatures se Batistes. Por nga gjysma e decenies vijuese pas marrjes se pushtetit nga ana e Fidelit fillova te jem shume kritik per shkak te asaj qe shihja. Sot situata ne Kube eshte e tmerrshme tri gjenerata ne vijimesi kane njohur diktaturen dhe nje represion brutal pa kurrfare kuptimi. Fidel Castro eshte ende miti mbi te cilin mbahet sado qe me shume turbullira sistemi aktual politik kuban. Mendoj se kur ai te mos jete me gjerat do te fillojne t ndryshojne shume shpejt. Shpresoj vetem qe pasardhesit e tij do ta kene urtesine te mos e bejne te dhunshem ndryshimin e tille duke e ndjekur rrjedhen e natyrshme te historise.

Po per Italine e sotme cka mendoni A e njihni situaten politike italiane

Po e ndjek me shume vemendje ngase rasti italian me duket shume interesant per ti studiuar rreziqet drejt te cilave shkon demokracia edhe ne Vendet perendimore. Berlusconianizmi eshte nje derivat i paster populist i demokracise. Ne konsensin qe Berlusconi ka gjetur ne keto vite prane elektoratit italian shoh nje kerkim iluzor nga ana e njerezve te nje lsquonjeriu te forte qe do te dinte tiu beje balle problemeve te lena te pazgjidhura nga qeverite e meparshme. Por eshte tamam nje iluzion. Ngase autoritarizmi nuk i zgjidh problemet por krijon te reja.

Marre nga Express

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›