E Diel, 1 Nëntor 2026

Në vrap për ta parë veten në televizion

Adele raportohet se mezi priste të përfundonte ndeja e organizuar për yjet në ceremoninë e Globit të Artë dhe të shkonte në hotelin ku po qëndronte pë r ta parë veten në televizion. 

Këngëtarja britanike dukej mrekullueshëm derisa pranoi çmimin për “Këngën më të mirë origjinale” për hitin e saj “Skyfall” në fillim të këtij muaji. Paraqitja e saj në Los Angeles e shënoi rikthimin e saj në skenë pas lindjes së djalit të saj në tetor të vitit të kaluar.

“Adele ishte ylli i mbrëmjes. Ajo morri vetëm një pije para se tu thoshte të gjithëve se po largohej për të shkuar në hotel tek djali i saj, të vishte pizhamet dhe ta shikonte veten në televizion”, bëri të ditur një dëshmitarë.

24 vjeçarja ende nuk e ka konfirmuar emrin e djalit të saj, edhe pse ka spekulime të cilat thonë se emri që këngëtarja ka zgjedhur për të është Angelo. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›